Mbyllet sondazhi online për kandidatin e VV-së në Ferizaj

Një javë nga publikimi i sondazhit online lidhur me preferencat e audiencës për kandidatët e pëlqyer nga VV – Ferizaj, që do të duhej të garonin në zgjedhjet lokale të tetorit, në listën e katër emrave më të preferuar, më së shumëti u votua deputeti Enver Haliti, i cili nga 302 klikime mori 136 vota apo 45.03%, i pasuar nga ministri Hekuran Murati, i cili mori 82 vota po 27.15% te pëlqimeve. Në vend të tretë u rangua kryetari aktual i qendrës së VV në Ferizaj, deputeti Valon Ramadani, me gjithsej 46 pëlqime apo 15.23% të votave. I fundit në këtë listë është deputeti Dimal Basha me 38 vota apo 12.58% të pëlqimeve.

      Nga IP adresat e votuesve shihet se kanë dominuar votuesit nga Kosova dhe Shqiperia, ndërsa është për kuriozitet votimi i tre personave me IP adresë në Republikën e Afrikës së Jugut.