Connect with us

Ferizaj

Drejtori i kundërkandidon kryetarit për kreun e Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot zgjodhi që të kandidojë Arben Halilin, për kryetar të Ferizajt.
Halili tash për tash është Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë në pushtetin aktual lokal në Ferizaj, si pjesë e Koalicionit në Qeverisjen lokale në mes të PDK-së & AAK-së.
Ishte, vet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ai i cili e zyrtarizoi kandidimin e Halilit për kreun e Komunës së Ferizajt.
Në publikimin e tij në Facebook, Haradinaj kandidaturën e Halilit e quajti si “oferta më e mirë kadrovike dhe me programin më të mirë qeverisës”.
Interesantja e krejt këtij kandidimi ishte se kryetari i degës së AAK-së në Ferizajt, Xhavit Zariqi në seancën fundit e Kuvendit Komunal më 29 qershor, e parashikoi mandatin e dytë të kryetarit aktual Agim Aliu.
Xhavit Zariqi, Kryetar i AAK-së në Ferizaj:
“Projektet madhore të parapara janë me të vërtetë gjithëpërfshirëse që mendoj se janë në interes të qytetarëve dhe ne duhet t’i gëzohemi realizimit, të cilat kemi pritë me vite të tëra për t’u realizuar. Besoj që do të realizohen shpejtë, sigurisht edhe në mandatin e ardhshëm të ri të zotrit Aliu do të kemi edhe projekte të tjera nga investitorë tjerë si Qeveria dhe donatorëve tjerë”.
Arben Halili ka të përfunduar studimet master në shkencën e biologjisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending