Connect with us

Kosovë

Deputeti Haxhi Avdyli godet Dërgutin: Maskat po bien, nuk rikthehet hajnia

Published

on

Pas paraqitjes së plasaritjeve të para brenda Listës “Guxo” në Ferizaj, u prononcua edhe deputeti Haxhi Avdyli,  i cili Balton Dërgutin e quajti një “koordinator të vetëshpallur”. Në postimin e tij të gjatë në Facebook, deputeti Avdyli tha se “s’mund ta rikthejmë hajninë e keqqeverisjen pse dikush s’plotëson kushtet që të jetë zëvendësministër”, si duket duke aluduar në mospërmbushjen e ambicies së këshilltarit komunal të Ferizajt, Balton Dërguti që të bëhet zv.ministër në qeverinë Kurti.

Në vazhdim po e publikojmë postimin e deputetit Haxhi Avdyli:

“Kurrizi i organizmit rreth Vjosa Osmanit në vitin 2020/ 21 ishte revolta për gjendjen e krijuar në Kosovë si pasojë e keqqeverisjes, korrupsionit e bashkëpunimit të bandave nëpër parti politike.

Vjosa Osmani sublimonte kundërshtimin e politikave të LDK-së së Isa Mustafës e cila për disa poste qeveritare shkelnin çdo premtim për mosbashkëpunim me vrasësit e aktivistëve, krimin e abuzuesit e pushtetit të PAN-it.

Boshti i organizimit rreth Vjosës ishte mbajtja fjalës, lufta kundër krimit, jo bashkëpunim me PAN-in e bashkëqeverisje me VV për të çkapur shtetin. Për këtë me 14 janar u nënshkrua marrëveshja Kurti Osmani për bashkëpunim e bashkëqeverisje në zgjedhje të përgjithshme e lokale. Dhe shumë aktivistë të LDK e jo vetëm u bashkuan rreth këtij binomi për ndryshimin. Ne falënderojmë secilin qytetarë për kontributin në 1 muaj fushatë zgjedhore. Por duhet kuptuar që bashkimi ynë ishte për kauza e idealin e ndryshimit të gjendjes e jo vazhdim metodave PANiste të Qeverisjes.

Ata të cilët që pas 1 muaj fushate zgjedhore smundën ti marrin postet e zëvendës ministrit, smund të flasin as të thirren në emër të kapitalit të politik Vjosa Osmanit e Listës Guxo. Sepse as sështë e drejtë, as morale e as që i ka autorizuar e as si ka zgjedhur askush as koordinator as kryetar për të përfaqësuar këtë kapital politik që ta dërgojnë në adresa të panjohura.

Pasi të mbahen kuvendet në degë e kuvend qendror ata edhe mund të flasin për subjektin tonë. Tash mund të flasin vetëm si persona dhe ish perkrahës të kauzës së ndryshimit e asesi të tentohet të tjetersohet.Ata edhe kanë drejtë edhe të kenë ambicje, edhe të organizohen edhe si iniciativë të pavarura edhe mund ti bashkohen PDK apo AAK por jo me logon GUXO e duke keqpërdor foton e Presidentes Osmani.

Marrëveshja me PDK për të dëmtuar frymen e ndryshimit LVV Guxo që po qarkullon në opinion në Ferizaj smund ta bëjnë të vetëshpallurit kryetar apo koordinator e asesi smund ta bëjnë duke u thirrur në emër të frymës ndryshimit të 14 shkurtit që ka sublimuar nga parimet politike të Vjosa Osmaniit. Maska shumë shpejtë do bien se kush po don ndryshim të gjendjes se keqe e kush ringjallje të keqeverisjes së PAN -it. Ish pushtetin smund ta ringjallin as manipullimet as mashtrimet e disa anonimëve ,sepse qytetari ka vulosur me votë plebishitare ndryshimin. E do rivulos edhe në vjeshtë.

Kosova pret nga ne punë të madhe ta sanojmë gropën e madhe që ka lënë PAN dhe bashkëpunëtorët e tyre në LDK. E smund ta rikthejmë hajninë e keqeverisjen pse dikush splotëson kushtet për zëvendës ministër. Qytetarët kanë halle tjera, e jo a u bë filani zëvendës e fisteku këshilltar”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Kosovë

LDK kërkon postin e presidentit

Published

on

Deputetë të zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shprehur qëndrimin se kërkesa e partisë së tyre është që të kenë postin e presidentit.

Hykmete Bajrami dhe Jehona Lushaku Sadriu artikuluan këtë kërkesë, një ditë pasi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk arritën ndonjë marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Lushaku Sadriu tha se LDK gjithmonë ka kërkuar që institucionet e vendit të sigurojnë një balancë mes fuqive politike.

“Pra edhe në këtë kuptim, domethënë kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së, në kuptimin që të diskutojmë së bashku për gjithë pushtetin edhe pastaj të bëhet ndarja në mënyrë proporcionale. Ky ka qenë qëndrimi”, tha Lushaku-Sadriu për mediat para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së.

Ndërkaq Bajrami tha për mediat se nuk i di detajet e takimit të djeshëm, por iu duk se Abdixhiku po insiston “me të drejtë” po insiston që partia e tij të ketë postin e presidentit.

“Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami.

Sipas saj, ofrimi i posteve ministrore nga LVV-ja nuk ofron garanci.

Pas takimit të tyre, që zgjati mbi tri orë, Kurti dhe Abdixhiku shprehën qëndrime të ndryshme sa i përket presidentit – moskonsensusi për të cilin muaj më parë mes partive nxiti zgjedhjet e 7 qershorit.

Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual, jopartiak, ndërkaq Abdixhiku tha se president konsensual është kushdo që i merr 80 vota të deputetëve.

Në zgjedhjet e qershorit, LDK-ja garoi me Vjosa Osmanin edhe për një mandat në krye të shtetit.

“President konsensual është secili president që i merr 80 vota. LDK duhet të ndihet e përfaqësuar për t’i pasur votat e veta”, tha Abdixhiku mbrëmjen e 4 gushtit.

Osmani, së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, ishin të pranishëm po ashtu në takimin me Kurtin.

Teksa LVV-ja dhe LDK-ja kanë paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve, më 6 gusht pritet të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së njëmbëdhjetë. Me konstituimin e organit ligjvënës, nis rrjedhja e afateve për formimin e Qeverisë, por edhe të presidentit. Deputetët më pas do të ketë kohë 60 ditë për të zgjedhur një president, në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje – të katërtat që nga shkurti i vitit 2025.

LVV-ja ka fituar 58 mandate dhe së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë ka votat e mjaftueshme për të konstituuar Kuvendin dhe krijuar Qeverinë e re, pasi për to kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 deputetësh.

Megjithatë, për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në, e cila i fitoi 18 vende, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen të martën në përpjekje për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit.

Besian Mustafa nga LDK i tha Radios Evropa e Lirë se takimi do të mbahet në orën 18:00 të së martës, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kurti iu drejtua me ftesë edhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës, por krerët e dy partive e refuzuan takimin.

Ftesa e Kurtit, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, vjen tri ditë para se të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së njëmbëdhjetë të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letrën që kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka dërguar Kurtit, thuhet se në takimin e parë në korrik, është bërë i qartë qëndrimi i partisë se do të qëndrojë në opozitë.

“Presim nga ju që në përputhje me përgjegjësitë që burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të arrini marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit”, thuhet në letrën e Hamzës, që u publikua nga mediat vendore në Kosovë.

Aleanca e udhëhequr nga Ardian Gjini, po ashtu e refuzoi takimin, sikurse kishte vepruar edhe në korrik.

Në ftesën që i ishte dërguar Aleancës, Kurti kishte propozuar që takimet të mund të mbaheshin të martën ose të mërkurën, pa ndonjë orë të caktuar.

Partia e Gjinit, në letrën që i ka dërguar Kurtit, ka kujtuar se kjo parti veçse ka vendosur gjashtë kushte në këmbim të votës për krijimin e institucioneve, duke shtuar se nuk është e interesuar që të bëhet pjesë e Qeverisë së re të Kosovës.

“Prandaj, Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format”, thuhet në letrën që Gjini i ka kthyer Kurtit më 3 gusht.

Në mesin e kushteve të paraqitura nga Aleanca është pranimi i menjëhershëm i projektit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të gazit të lëngshëm natyror, nisja e procedurave për ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill, lehtësime për bizneset e vogla, heqja e tatimit në pronë për sektorin e bujqësisë e disa të tjera.

Më 10 korrik, Kurti ishte takuar ndaras me udhëheqësit e PDK-së dhe LDK-së. Pas takimit, Bedri Hamza i PDK-së kishte thënë se partia e tij do të mbetej në opozitë. Ndërkaq, Lumir Abdixhiku i LDK-së ishte shprehur i gatshëm për takime të reja.

LDK-ja, pas një kuvendi partiak të mbajtur ditë më parë, po ashtu konfirmoi se është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të qershorit.

Partia e Abdixhikut kishte pezulluar bisedimet, pasi disa delegatë kishin iniciuar një mocion për shkarkimin e kreut të partisë. Megjithatë, Abdixhiku i mbijetoi këtij mocioni.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 58 mandate dhe së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë ka votat e mjaftueshme për të konstituuar Kuvendin dhe krijuar Qeverinë e re, pasi për to kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 deputetësh.

Megjithatë, çështja e presidentit kërkon dy të tretat e votave të Kuvendit. Pikërisht, mosarritja e konsensusit për presidentit nxiti zgjedhjet e qershorit – të tretat që nga shkurti i vitit 2025.

Për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Një ditë më parë, Kurti tha se ka vullnet dhe gatishmëri për marrëveshje me LDK-në.

Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në, e cila i fitoi 18 vende, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë.

Prandaj çështja e presidentit pritet të jetë në qendër të bisedimeve mes Kurtit e Abdixhikut.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending