Connect with us

Ferizaj

Ministria e Infrastrukturës: “Bashkimi i Qytetit”- në krime ekonomike

Published

on

Ditë më parë, në Ferizaj u përurua projekti “Bashkimi i Qytetit”, me ç’rast defiluan institucione e u ndezën fishekzjarre.

Ferizaj, 8 korrik 2021 : Pamje nga përurimi i projektit të quajtur “Bashkimi i Qytetit” (TV TEMA)

Mirëpo sipas investitorit të këtij projekti, Ministrisë së Infrastrukturës,  ky projekt del të jetë tërësisht i kundërligjshëm:

“Ky projekt që po konsiderohet projekt shumë madhor për Komunën e Ferizajt, nuk ka respektuar asnjë rregull ligjore që nga fillimi e deri në përfundim të këtij projekti. Ky projekt është në kundërshtim me vet aktet ligjore të Komunës. Është në kundërshtim me Planin Zhvillimor të Komunës. Tash, kur një Komunë nuk e respekton Planin Zhvillimor Komunal që e ka hartuar vet dhe e ka miratuar vet, kjo është një shkelje shumë e rëndë”.

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi: Riorientimi i fondeve – shkelje që po hetohet

Për mosrespektimin e Planit Zhvillimor Komunal, Drejtori i Urbanizmit të Ferizajt Lulzim Aliu pat dhënë këtë përgjigje:

“Në Planin Zhvillimor Komunal të vitit 2008-2009 ose 2010 ka qenë një nënkalim i parashikueshëm por jo në formën që e ka. Në Planin Zhvillimor Lokal, para katër vjetësh ka qenë e pamundshme me u futë një plan konkret, i detajuar i një investimit, sikur që nuk mund të futet ndërtimi i një shkolle apo spitali.  Në kuptimin figurativ po them, është budallaki e madhe me menduar që në PZHK mund të jepen detaje të tilla të cilat dalin gjatë zhvillimit të një qyteti. Por aty ku ka zbrazëti, mund edhe ta tejkalojmë”.

Lulzim Aliu, drejtor i urbanizmit në Ferizaj: Zbrazëtitë e PZHK-së mund t’i tejkalojmë

Në anën tjetër, zëvendësministri i infrastrukturës Hysen Durmishi, thotë se projekti “Bashkimi i Qytetit” po  hetohet nga krimet ekonomike.

“Tek ne, në Ministri, dokumentacionin që e kemi parë janë tri kode të ndryshme buxhetore, me tre emra të ndryshme. Pra nuk është i njejti projekt. Në anën tjetër e dijmë që ka të bëjë me të njejtin projekt, por e kanë ndarë në kode të ndryshme buxhetore për me mundur me i bartë pozicionet prej aty, këtu. Sepse kontratat nuk kanë mund t’i rrisin më shumë se 10% që e lejon ligji. Mandej kanë bërë kode tjera buxhetore për me mund me e kompletu. Unë mendoj që është shkelje dhe për këtë arsye besoj që është duke u hetuar prej prokurorisë dhe shpresoj që Prokuroria është duke e bërë punën e vet dhe do t’i gjejë të gjitha shkeljet tjera që kanë ndodhur në kuadër të këtij projekti… Për këtë projekt kam informacion se është duke u hetuar prej krimeve ekonomike dhe prokurorisë”.

Projekti dyvjeçar “Bashkimi i Qytetit” ka nisur së realizuari pas nënshkrimit të kontratës më 10 shtator 2018, me kosto mbi 4 milion e 30 mijë euro. Në profilin e drejtorit komunal të infrastrukturës Arbër Bytyqi, shkruan se në këtë projekt janë shpenzuar diku rreth 5.5 milionë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Valon Aliu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim, Valon Aliun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklit.

Ajo u vra nga i pandehuri Aliu me tre plumba, më 12 prill të vitit 2024, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Valon Aliu është gjetur fajtor dhe është dënuar me 22 vite burgim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”,  një (1) vit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  si dhe dy (2) vite për veprën penale kanosja.

Të pandehurit për tri vepra penale, gjykata i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024.

#

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë për rindërtim të shtëpisë së djegur

Published

on

Skender Maloku nga fshati Kosinë i Ferizajt, bën apel për ndihmë financiare ose materiale për rindërtimin e shtëpisë së tij, e cila tërësisht u kaplua nga zjarri më 31 mars 2026.

Qytetarët dhe bizneset vullnetmirë mund ta kontaktojnë familjen e dëmtuar në numrin e telefonit 044 556 823.

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin çantën me revole nga një veturë në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes me forcë nga një veturë në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur, me forcë, i kanë dëmtuar xhamin e veturës viktimës dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletën me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).

Rasti u raportua të ketë ndodhur të enjten, më 02.04.2026, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Continue Reading

Trending