Me rastin e vdekjes së ish-kryeprokurorit Ekrem Shabanit, u mbajt mbledhja komemorative në Teatrin “Adriana Abdullahu”, në Ferizaj, në të cilën familjarët, kolegët e tij dhe qytetarët nderuan kujtimin për të. Duke folur për veprimtarinë e të ndjerit Shabani si avokat, Kryetari i Odës së Avokatëve Behar Ejupi, ndër të tjera tha.
“Kam pas fatin si Avokat të mbajë gjykime me të dhe me veprimet e tij, me kulturën e tij, me respektin e tij, ka ditë që neve si avokat të na afroj dhe me të vërtetë, tek ne të mbjellë një respekt shumë të madh, dhe të kemi dashuri të veçantë ndaj tij si njeri. Për Odën, vërtetë është një humbje e madhe, shkuarja e Ekrem Shabanit, mirëpo në të ardhmen çdo herë Oda e Avokatëve por edhe unë si avokat, do të kem respekt për familjen e tij lidhur me atë se çfarë ai ka mbjellur tek ne si avokatë të rinj , por edhe te unë.
Behar Ejupi – Kryetar i Odës së Avokatëve
Behar Ejupi – Kryetar i Odës së Avokatëve
Për punën e të ndjerit si kryeprokuror, foli kryeprokurori aktual Shukri Jashari.
“Më lejoni që në emër të prokurorisë themelore në Ferizaj të ju shprehi ngushëllime më të sinqerta familjes dhe kolegut tonë Vetonin për humbjen e babit të tij. Sot ju shprehi ngushëllime të gjithë kolegëve që e patën rastin që të punojnë me ish prokurorin e prokurorisë komunale, në Ferizaj, Ekrem Shabanin. Ish prokurori shërbeu në prokurori komunale në Ferizaj, për një dekadë të tërë, duke qenë shembull i një njeri me një integritet të lartë, profesionalizëm e me vlera të larta njerëzore, humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen Shabani por edhe për sistemin e drejtësisë.”
Shukri Jashari – Kryeprokuror i Ferizajt
Shukri Jashari – Kryeprokuror i Ferizajt
Kurse Sahit Krasniqi, ushtrues i detyrës si kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, shprehu dhembjen dhe habinë për humbjen e kolegut Shabani.
“Nuk është lehtë sot të zgjedhësh fjalët lamtumirëse për familjen tuaj, për kolegun tonë, sepse as njëri prej nesh nuk e kishte menduar një çast si ky apo një arsye të rëndë si kjo sot këtu sepse asnjëri prej nesh as që e kishte çuar në mendje se kolegu ynë me gjallërinë që kishte me dëshirën dhe vullnetin që kishte dhe punën, do të nisej kaq pa pritur për t’u ndarë nga ne, e nga të gjithë njerëzit që e donin e respektonin siç deshi edhe ai që ne të kemi respekt për të.”
Sahit Krasniqi – U.D Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj
Sahit Krasniqi – U.D Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj
Të pranishmit, në emër të familjes Shabani i falënderoi Fitim Shabani
“Faleminderit për të gjithë ju që keni ardhur sot na keni zvogëluar dhimbjen edhe e keni ndarë dhimbjen me ne si familjarë. Për mu sot është shumë e vështirë para jush t’i flasë këto fjalë për veç që flas për babin flasë për një mik dhe një bashkëpunëtorë me të cilin e fillova karrierën dhe i cili ma la në dorë gjithë atë dituri të tij, urtësinë dhe gjitha vlerat e tij të cilat do të mundohem t’i përçoj dhe t’i ndjek gjatë gjithë jetës. Baba ti sot na le, përkujtimi do të mbetet gjithmonë mes nesh.”
Fitim Shabani – Djali i të ndjerit
Fitim Shabani – Djali i të ndjerit
Varrimi i të ndjerit u bë në vendlindjen e tij në fshatin Gaçkë.
KEDS ka njoftuar se situata aktuale me furnizimin me energji elektrike në zonën Ferizaj–Bibaj është pasojë e mungesës së kapaciteteve nga KOSTT.
Sipas njoftimit, transformatori T3 në nënstacionin TS Bibaj (40 MVA) është jashtë funksionit që nga data 13 mars 2026, duke shkaktuar mungesë të energjisë në këtë zonë.
Për të zbutur situatën, KEDS ka ndërmarrë disa masa, përfshirë përdorimin e lidhjeve alternative për furnizim, vendosjen e dy transformatorëve shpërndarës me kapacitet nga 8 MVA secili, si dhe forcimin e kabllove për rritje të përkohshme të kapacitetit.
Megjithatë, sipas KEDS, këto masa nuk janë të mjaftueshme për të përballuar ngarkesën, për shkak të mungesës së energjisë nga KOSTT. Si pasojë, gjatë orëve të pikut nga ora 17:00 deri në 00:00 mund të ketë kufizime të furnizimit deri në 8 MW në disa zona, veçanërisht në nënstacionet Bibaj dhe Kastrioti.
KEDS ka kërkuar nga KOSTT ndërmarrjen e hapave konkretë për zëvendësimin e kapacitetit të humbur prej 40 MVA, duke paralajmëruar se në të kundërtën situata e furnizimit me energji elektrike mund të përkeqësohet edhe më tej.
Qendra e Ferizajt vazhdon të mbetet pa energji elektrike për rreth 17 orë, ndërsa ende nuk ka ndonjë sqarim publik nga KEDS, KESCO apo KOSTT lidhur me ndërprerjen.
Sipas të dhënave në aplikacionin eKESCO, arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Phase Short Circuit”, i cili ka nisur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.
Pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur disa zona të qendrës së qytetit, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesën e rrymës për një periudhë të gjatë.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare se kur pritet rikthimi i furnizimit me energji elektrike.
Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.
Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.
Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.
Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.