Vetëdijesimi i të rinjve për pasojat nga martesat e hershme, të jashtëligjshme ka bërë që në këtë vit numri i tyre të bie në qytetin tonë. Në vitet e kaluara ky fenomen i martesave të hershme ishte dukshëm më i theksuar. Në ofiqarin e Ferizajt, pohuan se në këtë vit ishte vetëm një rast i martesave të hershme.
“Në Komunën e Ferizajt në sektorin e gjendjes civile në këtë vit e kemi pas një kërkesë ku dy prindërit kanë qenë në zyrën time për fëmijët e tyre për një lidhje martesore ku djali ishte nën moshën 18 vjet. Unë ju kam rekomanduar se si të veprojnë në bazë procedurave që të ju lejohet martesa. Paraprakisht ju kam treguar që duhet të bëhet një kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj që gjykata të merr një aktgjykim për lejimin apo për refuzim në bazë të kushteve të cilat ai i ka por na nuk kemi dijeni për këtë. Për ne kryesorja është se na duhen përveç dokumenteve që kërkohen në gjendje civile na nevojitet edhe një aktgjykim që gjykata e lejon martesën në moshën 18 vjeçare. Në këtë sezon dhe në këtë vit dhe në vitin e kaluar kemi pas vetëm një rast edhe vetëm një kërkesë, tash ne nuk kemi ndonjë informacion se pala a ka vepruar në përputhje me rekomandimet tona apo jo.”
Nesret Ademi – Udhëheqës i Sektorit të Gjendjes Civile
Nesret Ademi – Udhëheqës i Sektorit të Gjendjes Civile
Për shkaqet që dërgojnë tek një lidhje martesore e hershme dhe për pasojat e saja psiko-sociale si dhe nevojën për trajtimin e këtyre rasteve, na foli psikologja Valbonë Zeka.
“Martesat e hershme janë pa edhe sot shihen sikur problematike për të dy familjet. Zakonisht ne punojmë në vetëdijesimin e të rinjve që me e marr jetën ashtu siç është domethënë të punojmë me atë që është primare të jetë shkolla, pavarësia e fëmijës nëse nuk jemi të pavarur atëherë kanë me qenë konfliktet në familje për shumë çka do të gufoj apo të rrjedh një konflikt, kështu që ne mundohemi me e fuqizu të riun, që ta kuptoj që do ti vije koha edhe e martesës ose bashkëjetesës në të ardhmen. Në dy rastet që i kemi pas në kohën e fundit djali ka qenë vetëm sa i ka mbush 18 vjet ndërsa vajza ka qenë nën 16 vjet. Unë çdo herë po lidhna në këto dy rastet e fundit që i kemi pas te dy vajzat kanë qenë të mitura te dyjat, kanë tentu me e braktis shkollën por fati që prindërit nuk i kanë toleru kanë qenë strikt. Vajzat janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe kanë vazhduar me shkollimin dhe jetën e tyre normale.”
Valbona Hajdari-Zeka – Psikologe
Valbona Hajdari-Zeka – Psikologe
Edhe sipas hulumtimeve të bëra për martesa të hershme në Kosovë, theksohen disa nga arsyet, që përfshijnë ato nga dashuria, presioni nga familja, pasiguria e femrës, kushtet socio-ekonomike, shtatzënia e paplanifikuar, presioni nga bashkë-moshatarët dhe tradita.
Mirëpo ky fenomen nuk është tipik vetëm për Kosovën. Sipas statistikave, çdo vit, 15 milionë vajza në botë martohen para moshës 18-vjeçare, dhe rreth 720 milionë gra që jetojnë sot, janë martuar para moshës 18-vjeçare.
Gjykata Themelore në Ferizaj caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për dy zyrtarët e KEDS-it të cilët dyshohen për ryshfet.
Kjo pasi, gjyqtari i procedurës paraprake ka pranuar kërkesën e Prokurorisë themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.B dhe E.K. të cilët janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës, për pranim të ryshfetit.
Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt mes tjerash bëhet e ditur se të arrestuarit dyshohen për veprën penale pranimi i ryshfetit në sektorin privat nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Dardan Maloku, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 25.02.2026 në Ferizaj, përkatësisht në KEDS, i pandehuri B.B., në cilësinë e koordinatorit të njësisë së kontrollit në Departamentin për humbje të energjisë elektrike, dhe i pandehuri E.K. në cilësinë e ushtruesit të detyrës së koordinatorit për lidhje të reja, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre lidhur me ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, në mënyrë të drejtpërdrejte i kanë kërkuar shumën prej katërqind (400.00) € të dëmtuarit A.H., me arsyetimin se njësori elektrik do t`i vendoset brenda një jave në lokalin e tij, në të kundërtën do të duhet të pres pesë deri në gjashtë muaj për vendosjen e njësorit elektrik, si dhe këtë shumë të hollash do të ndanin ndërmjet katër personave, me ç`rast pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, të njëjtit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Gjykatës.
Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për tentim të sulmit me thikë.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 10:10.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar ti sulmoj dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare.
Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes” ka njoftuar policia.
Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.
“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.
Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.
Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.