Connect with us

Ferizaj

Edukimi i të rinjve parandalon martesat e hershme

Published

on

Vetëdijesimi i të rinjve për pasojat nga  martesat e hershme, të jashtëligjshme ka bërë që në këtë vit numri i tyre të bie në qytetin tonë. Në vitet e kaluara ky fenomen i martesave të hershme ishte dukshëm më i theksuar. Në ofiqarin e Ferizajt, pohuan se në këtë vit ishte vetëm një rast i martesave të hershme.

“Në Komunën e Ferizajt në sektorin e gjendjes civile në këtë vit e kemi pas një kërkesë ku dy prindërit kanë qenë në zyrën time për fëmijët e tyre për një lidhje martesore ku djali ishte nën moshën 18 vjet. Unë ju kam rekomanduar se si të veprojnë në bazë procedurave që të ju lejohet martesa. Paraprakisht ju kam treguar që duhet të bëhet një kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj që gjykata të merr një aktgjykim për lejimin apo për refuzim në bazë të kushteve të cilat ai i ka por na nuk kemi dijeni për këtë. Për ne kryesorja është se na duhen përveç dokumenteve që kërkohen në gjendje civile na nevojitet edhe një aktgjykim që gjykata e lejon martesën në moshën 18 vjeçare. Në këtë sezon dhe në këtë vit dhe në vitin e kaluar kemi pas vetëm një rast edhe vetëm një kërkesë, tash ne nuk kemi ndonjë informacion se pala a ka vepruar në përputhje me rekomandimet tona apo jo.”

Nesret Ademi – Udhëheqës i Sektorit të Gjendjes Civile
Nesret Ademi – Udhëheqës i Sektorit të Gjendjes Civile

Për shkaqet që dërgojnë tek një lidhje  martesore e hershme dhe  për pasojat e saja psiko-sociale si dhe nevojën për trajtimin e këtyre rasteve, na foli psikologja Valbonë Zeka.

“Martesat e hershme janë pa edhe sot shihen sikur problematike për të dy familjet. Zakonisht ne punojmë në vetëdijesimin e të rinjve që me e marr jetën ashtu siç është domethënë të punojmë me atë që është primare të jetë shkolla, pavarësia e fëmijës nëse nuk jemi të pavarur atëherë kanë me qenë konfliktet në familje për shumë  çka do të gufoj apo të rrjedh një konflikt, kështu që ne mundohemi me e fuqizu të riun, që ta kuptoj që do ti vije koha edhe e martesës ose bashkëjetesës në të ardhmen. Në dy rastet që i kemi pas në kohën e fundit djali ka qenë vetëm sa i ka mbush 18 vjet ndërsa vajza ka qenë nën 16 vjet. Unë çdo herë po lidhna në këto dy rastet e fundit që i kemi pas te dy vajzat kanë qenë të mitura te dyjat, kanë tentu me e braktis shkollën por fati që prindërit nuk i kanë toleru kanë qenë strikt. Vajzat janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe kanë vazhduar me shkollimin dhe jetën e tyre normale.”

Valbona Hajdari-Zeka – Psikologe
Valbona Hajdari-Zeka – Psikologe

Edhe sipas hulumtimeve të bëra për martesa të hershme në Kosovë, theksohen disa nga arsyet, që përfshijnë ato nga dashuria, presioni nga familja, pasiguria e femrës, kushtet socio-ekonomike, shtatzënia e paplanifikuar, presioni nga bashkë-moshatarët dhe tradita.

Mirëpo ky fenomen nuk është tipik vetëm për Kosovën. Sipas statistikave, çdo vit, 15 milionë vajza në botë martohen para moshës 18-vjeçare, dhe rreth 720 milionë gra që jetojnë sot, janë martuar para moshës 18-vjeçare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending