Connect with us

Ferizaj

Vazhdon trendi i uljes së buxhetit komunal

Published

on

Saktësisht 33,933,868 euro është buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2022.

Edhe pse të hyrat vetanake, që planifikohen të jenë gati 6 milionë euro, janë rritur krahasuar me vitin e kaluar, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i vogël se i vitit paraprak.

“Kemi pasur rritje të tavanit të planifikimit të të hyrave vetanake. Nëse do të mund t’i realizojmë si Komunë, do e shohim vitin e ardhshëm nëse edhe gjendja me pandeminë rregullohet. Buxheti i vitit të ardhshëm krahasuar me sivjet është më i vogël për 274 mijë euro në tërësi. Por sivjet në buxhet është përfshirë edhe klauzola investive e cila njihet si “Ndërtimi i Fabrikës së Ujit” në Talinoc”.

Sebahate Ajeti-Sadiku – Drejtoreshë e Financave në Ferizaj

Anomalia e uljes së buxhetit përveç sivjet është vërejtur edhe viteve të kaluara, ku nga buxheti prej 36 milionë në vitin 2020, Ferizajt i kishte rënë në 34 milionë për vitin 2021, e për këtë pati sqarim Ajeti-Sadiku.

“Është Qeveria e Kosovës që vendosë tavanet për secilën organizatë buxhetore, duke përfshirë edhe numrin e banorëve. Edhe pse kemi pasur kërkesë të vazhdueshme që të rritet buxheti por janë këta kufinj që kanë ardhur dhe e kemi obligim ligjor që t’i respektojmë”.

Sebahate Ajeti-Sadiku – Drejtoreshë e Financave në Ferizaj

Se a ka rrezik të mos votimit të buxhetit, për shkak të afrimit të zgjedhjeve, Ajeti-Sadiku, beson që nuk ka, por se tregon se nëse ky Kuvend Komunal nuk e voton buxhetin deri në fund të shtatorit, atëherë Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e reja do të duhet ta miratojë.

“E dimë që zgjedhjet lokale janë afër dhe nëse rastësisht nuk miratohet buxheti në seancën e shtatorit jemi të detyruar të thërrasim seancë të jashtëzakonshme përsëri, në të kundërtën, deri në votimin e këtij buxheti, Ministria e bënë alokimin e mjeteve në bazë të buxhetit të këtij viti. Komuna nuk mbetet pa buxhet por është mirë që të aprovohet në mënyrë që t’i marrim në total këto vlera nga Ministria e Financave”.

Sebahate Ajeti-Sadiku – Drejtoreshë e Financave në Ferizaj

Për buxhetin e vitit të ardhshëm në krahasim me sivjet, investimet kapitale do të ulen me një milion euro, derisa mallrat dhe shërbimet do të rriten në vlerë prej 500 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Vdes një person në Ferizaj pasi u godit nga një lis

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi është goditur nga një lis.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 17:20 në fshatin Manastirc të komunës së Ferizajt.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në afërsi të oborrit duke prerë dru, një lis bie mbi viktimën dhe si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet fillimisht në qendrën emergjente, e më pas në QKUK, ku mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, ndërsa trupi i pa jetë u lirohet familjareve për ceremoni mortore” – thuhet në raport.

Continue Reading

Art & Showbiz

Nis edicioni i 55-të jubilar i Festivalit të Teatrove Ferizaj

Published

on

Nga sot deri më 7 shtator 2025, në Ferizaj do të mbahet Festivali i Teatrove, i cili sivjet  shënon edicionin e 55-të jubilar.  

Hapja zyrtare e festivalit bëhet nga ora 19:00 me shfaqjen “13” me regji të Sulejman Rushitit, në teatrin “Adriana”, derisa ditëve në vijim, para publikut ferizajas,do të  prezantohen disa shfaqje të prodhuara dhe ngjarje të veçanta nga konceptet “Retroteatri” dhe “FTF Skena”.

Festivali i Tetarove Ferizaj, është prej festivaleve më të vjetra në Kosovë, i cili që nga viti 1970, përmes shfaqjeve nga vende të ndryshme jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare, bashkon profesionistë të teatrit dhe artdashës.

Hapjes zyrtare të festivalit do t’i paraprijë shfaqja për të rinj “Black Box” të cilën artdashësit mund ta shohin në Galerinë e qytetit të Ferizajt.

Këtë vit, në programin zyrtar të festivalit, do të jenë shfaqjet:  “13” (më 1 shtator), “Bëje ose vdis” (2 shtator), “Djali” (3 shtator), “Hijet e Kohës” dhe “Komedia e zezë” (4 shtator), “God blesh America” (5 shtator), “Kjo është rinia jonë” dhe  “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” (6 shtator) si dhe shfaqja “Të vërtetat tona”  (7 shtator).

Ky edicion jubilar i festivalit do të përmbyllet më 7 shtator, me shfaqjen jashtë konkurrence “Të bardhët”.

Tradicionalisht, çdo ditë të festivalit organizohen edhe debate për teatrin, punëtori krijuese me artistë ndërkombëtar dhe ndeja pas çdo shfaqjeje në oborrin e Teatrit.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të trotineteve dhe biçikletave në Ferizaj

Published

on

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin B. T, 28 vjeç, i cili gjatë periudhës 01.07.2025 – 19.08.2025 ka kryer disa raste të vjedhjeve në banesa dhe objekte banesore në qytetin e Ferizajt.

Sipas policisë, nga hetimet është vërtetuar se i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4.220 €, të cilat më pas i kishte shitur personave tjerë, duke iu treguar se ishin të vjedhura.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve ligjorë.

Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, G .B, 33 vjeç dhe B. H.,25 vjeç, është iniciuar rasti penal “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kanë pranuar se ishin në dijeni për origjinën e tyre.

Continue Reading

Trending