Connect with us

Botë

Gjenerali Clark: SHBA-ja duhet ta mbrojë popullin e Ukrainës

Published

on

Në një analizë të sotme të rrjetit amerikan CNN lidhur me zhvillimet e luftës në Ukrainë, gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark i bëri thirrje qeverisë së SHBA-vë dhe NATO-s që ta ndalin gjekderdhjen në Ukrainë, duke krijuar zona të sigurisë për popullatën civile atje.  Me këtë rast, gjenerali Clark i shpalosi përvojat e tij me luftërat në Ballkan, duke u pozicionuar për një qëndrim të fuqishëm amerikan në raport me agresionin rus në Ukrainë.  

“Mendoj se duhet t’i drejtohemi Kombeve te Bashkuara, duhet t’i bëjmë thirrje Rusisë që të stopojnë menjëherë me operacionet e veta. Duhet ta shpallim një zone sigurie rreth Kievit, të themi ndoshta tërë pjesën perendimore të Ukrainës në perendim të lumit Dnjepër. Thuani Rusisë të ndalet! Thuani stop! Ata nuk kanë drejtë ta bëjnë këtë. Ashtu siç tha edhe presidenti Biden, kjo është e jashtëligjshme. Sanksionet ndaj Putinit janë të shkëlqyeshme, por më kujtohet se kur isha në Ballkan, e dini sa e vështirë ishte, sepse masakrat vazhduan me vite të tëra. U vranë 200 mijë njerëz, dhe në fund ishin SHBA-të ato që e stopuan luftën. Ne duhet ta ndalim!” – tha gjenerali Clark për CNN

Wesley Clark, gjeneral amerikan me pesë yje, ishte Komandant Suprem i forcave aleate të NATO-s nga viti 1997 deri në vitin 2000. Ai e udhëhoqi operacionin “Alled Force” i cili rezultoi me çlirimin e Kosovës nga okupimi serb. Clark njihet si ushtarak dhe politikan me qëndrime të fuqishme kundër ekspanzionizmit të Rusisë në kontinentin Evropian.  

Linku i intervistës së gjeneralit Clark:

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending