Connect with us

Ferizaj

Përkujtohet arkitekti Ferizajas Mustafë Zariqi

Published

on

Sot u mbajt një tubim përkujtimor, me rastin e njëvjetorit te vdekjes së arkitektit Ferizajas Mustafë Zariqi. Zariqi ndërroi jetë vitin e kaluar e sot miqtë dhe familjarët e tij u mblodhën për ta ngushëlluar njëri tjetrin ku me këtë rast çmuan lartë kontributin e tij profesional dhe njerëzor.

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu i cili ishte edhe drejtor i Urbanizmit, vlerësoi lartë të ndjerin Zariqi dhe çmoi bashkëpunimin që kishte ndër vite me të.

“Jo vetëm vdekja e Mustafës, por edhe vdekjet e shokëve të tjerë, miqve familjes e prindërve tanë na shtyjnë të mendojmë se çka duhet njeriu të bëjë në jetë që pas vdekjes së tij të kujtohet, pikërisht kështu si sot. Vet ky tubim, ky takim, ky mbledhim i gjithë juve të bëhet. Mendoj që Mustafa është një shembull që duhet të na shërbejë edhe neve që sot jetojmë pa të dhe që punojmë nëpër institucione publike që të tregohemi të përgjegjshëm dhe kompetent për detyrat që i marrim.” tha Lulzim Aliu – Nënkryetar i Ferizajt

Lulzim Aliu – Nënkryetar i Ferizajt

Ndërsa arkitektët Bashkim Beqa dhe Mejdi Zymberi kujtuan përvojën profesionale të cilën ata kishin me Mustafë Zariqin.

“Çdo ndarje në këtë jetë, është e dhimbshme. Por ndarja në kohën e pandemisë ishte një dhembje edhe më e rëndë. Nisur nga fakti se shumë nga miqtë nuk arritën të marrin pjesë në varrimin e tij për shkak të kufizimeve (të pandemisë) andaj ky takim përkujtimor mbase do të arrinte ta plotësonte sadopak atë zbrastësirë shpirtërore për secilin nga ju. Mustafa ishte me shumëçka i veçantë, ishte origjinal, nuk aktroi asnjëherë rolin e tjetrit, ishte shok fortë i mirë, ishte bashkëpunues përherë, i drejtë, i hapur, ishte kritik racional, tolerant dhe mirëkuptues, ishte i besueshëm pafundësisht. Mustafa si njëri ndër arkitektët e parë në qytet, ai përjetoi sistemin socialist, kohën e diskriminimit Serb, shkatërrimet nga lufta si dhe kohën e tranzicionit, rindërtimit dhe zhvillimit si fazë e ndjeshme, që kërkonin përkushtim, dije profesionale posaqërisht në fushën e arkitekturës, duke u ditur mirë se arkitektura dhe urbanizmi sfidohet nga politika dhe njëkohësisht e sfidon politikën.” tha Bashkim Beqa.

Bashkim Beqa – Arkitekt

“Morri pjesë në procesin e hartimit të planit gjeneral urbanistik, për qytetin e Ferizajt në vitin ’89 sipas detyrës zyrtare. Pas përfundimit të luftës, arkitekt Mustafa është kthyer në këtë vend prej ku edhe e kishin larguar regjimi Serb. Në këtë institucion u emërua si udhëheqës i sektorit të urbanizmit, ka kryer punë të shkëlqyera duke ngritur nivelin e sektorit të planifikimit urban dhe duke zbatuar ligjet për planifikim. Arkitekti Tafa, ishte fleksibil, komunikativ dhe i përkushtuar e i përgatitur për punë në grupe. Bashkëpunoi ngushtë dhe në mënyrë profesionale në hartimin planit zhvillimor komunal të Fushë Kosovës, hartimin e planeve rregulluese për qytetin e Mitrovicës dhe Gjilanit.” tha Mejdi Zymberi.

Mejdi Zymberi – Arkitekt

Dhimbje e pikëllim për ndarjen e papritur të të ndjerit shprehën edhe bashkëpunëtorët, Sadije Deliu dhe Shefqet Gjocaj.

“Për të gjithë që kemi bashkëpunuar me të, ka qenë një ndarje e papritur, ndarje pa lamtumirë edhe është e rëndë me e paramendu. Na ka ardh vështirë që nuk kemi mundur me ardhë për t’u ngushëlluar sëbashku andaj jemi falenderues për mundësinë e sotme që me e nda këtë dhimbje bashkë.” tha Sadije Deliu.

Sadije Deliu – Bashkëpunëtore e të ndjerit

“Ndihem mirë që kam qenë mik dhe shok i Mustafë Zariqit,  për shëmbëlltyrën e tij unë vërtetë i përkulem kujtimit për të dhe juve të gjithëve i’u shpreh ngushëllime.” tha Gjocaj.

Shefqet Gjocaj – Bashkëpunëtor i të ndjerit

I pranishëm në këtë takim përkujtimor ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Haliti, ai përveç se çmoi kontributin e Zariqit për qytetin e Ferizajt, kërkoi që në nder të tij, të emërohet edhe një shesh apo një rrugë në po këtë qytet.

“Qyteti i Ferizajt, ka humbë një qytetar të mirë, mirëpo unë konsideroj që Mustafa e ka mbërri, misionin jetësor. E kam admiru vizionin e tij të kristaltë që e ka pas për zhvillimin e qytetit të Ferizajt.   Unë mendoj që asnjëherë nuk është dorëzu para politikës ose para interesave të të tjerëve e kam mbrojtur vizionin e tij të qartë, të kristaltë që e ka pas për zhvillimin e qytetit të Ferizajt. Ferizaj ka pasur dy Mustafa që kanë lënë histori në qytetin e Ferizajt, ka pasur Mustafë Gogën dhe Mustafë Rexhepin, tash na është shtuar edhe Mustafa i tretë, Mustafë Zariqi. Kështu që shpresoj një ditë që  një rrugë ose një shesh i qytetit tonë ta bartë emrin e Mustafë Zariqit, ashtu siç me krenari e mbanë emrin e Mustafë Gogës dhe Mustafë Rexhepit.” tha deputeti Enver Haliti.

Enver Haliti – Deputet në Kuvendin e Kosovës

Në fund të takimit, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi Alban Zariqi, i biri i të ndjerit.

“Në emër të familjes Zariqi, iu falënderoj për ardhjen në mbledhjen përkujtimore të sotme, na nderuar shumë me pjesëmarrjen e juaj. Një falenderim i veçantë edhe për shokët dhe kolegët e ngushtë të babit që morrën iniciativën dhe organizuan këtë mbledhje. Patjetër faleminderit edhe të gjithë atyre individëve që koontribuan dhe u munduan që ta bënin të pamundurën kur babi kishte nevojë më së shumti vitin e kaluar. Kontributi dhe mundi i juaj asnjëherë nuk do të harrohet.” tha Zariqi.

Alban Zariqi – I biri i të ndjerit Mustafë Zariqi

Mustafë ZaMustafë Zariqi shumë vite të karrierës së tij ia kushtoi planifikimit urban në komunën e Ferizajt, duke dhënë kontribut të çmuar për planifikimin hapësinor dhe ruajtjen e vlerave urbane të qytetit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Trending