Connect with us

Kosovë

Projektligji për çmimin e produkteve medicinale nuk kalon në Kuvend, përplasen pozita e opozita

Published

on

Projektligji për çmimin e produkteve medicinale nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës, raporton TV TEMA.

Projektligji mori 19 vota për, 42 kundër dhe dy abstenime.

Deputetja Floretë Zejnullahu nga Partia Demokratike e Kosovës ishte sponsorizuese e këtij projektligji.

“Ky projektligj është për t’i ndalur abuzimet dhe keqpërdorimet në sektorin e farmacisë dhe tregtinë me barnat. Më vjen shumë keq kur vërejtjet për këtë projektligj vijnë prej punonjësve të kompanive farmaceutike dhe kjo e sqaron më mirë pse Vetëvendosje është kundër këtij projektligji. Por mbrojtja më e mirë është sulmi çdo herë. Ja përkujtoj që asnjë lloj lidhje me oligarkët nuk e kam. Arben Vitinë e keni punësuar tek oligarkët. Ju e keni shit heroin e pandemisë. Ju jeni të shitur te oligarkët. Në kohën kur njerëzit po vdesin për barna. Ju po e dëshmoni që nuk jeni për t’i ndihmuar njerëzit. Ju jeni të lidhur me kompanitë farmaceutike edhe kjo ju shtyn të pengoni shqyrtimin e këtij projektligji dhe miratimin e këtij projektligji”, ka thënë deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu.

Gjatë diskutimit të projektligjit në fjalë pati përplasje të pozitës e opozitës se pse nuk është sjellur një ligj i tillë në Kuvend në 20 vjetët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë dhe deputetët e mazhorancës kërkuan nga opozita që të presin deri në shtator kur Qeveria ta sjellë ligjin në Kuvend.

Kosovë

Rihapet vendkalimi kufitar në Han të Elezit

Published

on

Pas rreth 3 orësh mbylljeje për shkak të zjarrit  në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është hapur për qarkullim të automjeteve rruga Shkup-Hani i Elezit dhe vendkalimi kufitar në Bllacë

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se lejohen hyrje-daljet për të gjitha automjetet por jo edhe terminali doganor i cili mbetet i mbyllur për automjetet për bartje mallrash.

Continue Reading

Kosovë

Nga një muaj paraburgim për pesë zyrtarët policorë në Lipjan

Published

on

Gjykata në Lipjan ka caktuar masën e paraburgimit për pesë policët e përfshirë në rastin e 24-vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq pas arrestimit.

Në seancën dëgjimore, e cila u mbajt sot në Lipjan, para gjyqtarit të procedurës paraprake, u paraqitën zyrtarët e dyshuar policorë; Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor në Lipjan, Artidon Konxheli zyrtar në Stacionin Policor në Lipjan, Liridon Rrahmani, zyrtar në Stacionin Policor në Lipjan, Albian Ratkoceri, zyrtar në Stacionin Policor në Lipjan dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të 7 korrikut në Lipjan, ndërsa në mbrëmje janë arrestuar të pesë policët që janë marrë me rastin, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Continue Reading

Kosovë

Për shkak të zjarrit sërish mbyllet pika kufitare Kosovë – Maqedoni në Bllacë

Published

on

Ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriut ka njoftuar se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, komunikacioni në aksin rrugor Shkup – Pika kufitare Bllacë është plotësisht i ndërprerë në të dy drejtimet, ndërsa është mbyllur edhe pika kufitare Bllacë.

Edhe në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës konfirmohet bllokimi i rrugës nga Hani i Elezit për në Shkup, si pasojë e përhapjes së zjarrit në afërsi të tunelit në anën maqedonase të kufirit.

Continue Reading

Trending