Connect with us

Ferizaj

Kaçanikasit protestojnë në Ferizaj: Lumi ‘Nerodime’ kanalizim, dhuratë nga Ferizaj

Published

on

Banorë të Kaçanikut sot kanë bërë protestë me afishe në Ferizaj për shkak të problemeve që kjo Komunë ka me ujin dhe disa çështje të tjera.

Kaçanikasit vendosën në objektin e Komunës së Ferizajt afishe me pororsinë që ata deshën të përqojnë, raporton TV TEMA.

Në protestën e tyre, ata u ankuan për ndotjen e lumit “Nerodimka” që sipas tyre po ndodhë në Ferizaj.

“Lumi ‘Nerodime’ Kanalizim, dhuratë nga Ferizaj“, “Fëmijët tanë nuk po marrin oksigjen“, “Nuk ta kemi borgj Ferizaj“, “Stop helmimit të fëmijëve“, “Civilizimi kërkon përkujdesje ndaj Komunës fqinje“, “Kaçanikasit kundër helmimit” ishin disa nga parullat me të cilat u protestua.

Kujtojmë që në Kaçanik një numër i madh njerëzish ishte helmuar nga uji gjatë muajit korrik.

Fotografitë e bëra para objektit të Komunës së Ferizajt.

Ferizaj

Brenda një jave raportohen 3 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Published

on

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 06 deri më 12 maj 2024, janë raportuar 3 raste të dhunës në familje. Prej tyre, 1 rast është raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj një person është ndaluar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Published

on

Pasditen e së mërkurës, më 08.05.2024, D.Sahiti 32-vjeç nga Ferizaj, ka gjetur një shumë të caktuar të parave në rrugën ‘’Reçaku‘’ afër një barnatoreje në Ferizaj dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në këtë komunë.

“Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit t’i kthehen ato”, thuhet në njoftimin e policisë, të postuar në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar rasti për zhdukjen e një personi nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia që nga data 03.05.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin si person i zhdukur.

Continue Reading

Trending