Connect with us

Kosovë

Komunat e Kosovës padisin Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë

Published

on

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dorëzuar padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe atë të Shëndetësisë.

Drejtori ekzekutiv i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi tha se vlera e dëmit të vlerësimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës tejkalon shumë e 35 milionë eurove.

Ashtu siç kemi paralajmëruar sot Komunat e  Republikës së Kosovës do të deponojnë padinë sa i përket çështjes së kontratave kolektive ndaj MASHT-it dhe MSh-së, ku vlera e dëmit të vlerësimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës tejkalon shumë e 35 milionë eurove”, tha ai.

Ibrahimi u shpreh se synimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të shkojnë në të mirën e qytetarëve.

Synimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të kthehen në buxhetet komunale në mënyrë që këto mjete të gjejnë zbatim në shumë projekte kapitale të cilat shkojnë në të mirën e qytetarëve. Do të thotë sot komunat do të dorëzojnë padinë ndaj këtyre dy ministrive”, u shpreh ai.

Tutje, ai u shpreh se në bazë të informatave që ata kanë deri në këto momente, janë mbi 26 komuna të cilat sot do të dorëzojnë padi, sepse siç u shpreh ai ka mundësi që komunat edhe më vonë të dorëzojnë padi në bazë të vlerësimeve që i bëjnë ato./KK

Kosovë

Vdes gruaja 73 vjeçare e plagosur mbrëmë në Majac të Podujevës

Published

on

Policia e Kosovës bëri të ditur se njëra nga të plagosurat një ditë më parë në fshatin Majac të Podujevës, gruaja 73 vjeçare ka vdekur rreth  orës 03:35 të mëngjesit të sotëm si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar kurse Prokurori kompetent nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në raportin ditor, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 22 mars e ka gjetur të vdekur një burrë pa shenja jete në një makinë në fshatin Majac, ndërsa brenda në shtëpi janë gjetur dy gra me plagë të rënda.

“Bazuar në informacionet dhe hetimet fillestare, në vendin e ngjarjes është hasur vetura (VW) ngjyrë e bardhë me targa lokale (01), e cila është verifikuar dhe ka dalë në pronësi të një personi mashkull kosovar nga Obiliqi. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se personi mashkull kosovar i hasur në automjet është pa shenja jete.

Referuar situatës, janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtarët për ndërmjetësim, të cilët kanë intervenuar brenda në shtëpi duke vënë situatën nën kontroll, ku dy persona të gjinisë femërore janë gjetur brenda, të cilat dyshohet se kanë plagë të rënda, por janë me shenja jete. Nga njësia emergjente iu është dhënë tretmani mjekësor, dhe pastaj të njëjtat nën mbikëqyrjen mjekësore dhe policore janë dërguar në qendrën spitalore”, thuhet në njoftimin e policisë. Personi që humbi jetën në ngjarjen e mbrëmshme tragjike në Podujevë është Ilaz Brahimi, ka njoftuar familja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Continue Reading

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj katër të dyshuarve për manipulim të votave në Shtime

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër katër personave nën dyshimin për falsifikim të votave të kandidatëve për deputetë në një qendër numërimi në Shtime.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit: Y.S, B.V, Sh.B dhe R.R, më datë 30.12.2025, në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, gjatë procesit të numërimit të votave në cilësinë e anëtarëve të ekipit të numërimit, duke vepruar në bashkëkryerje dhe me dashje kanë ndërmarrë veprime të koordinuara dhe të ndërlidhura, me qëllim të shtrembërimit të rezultateve të votimit.

Kështu, i pandehuri Y.S, akuzohet se i kishte lexuar dhe komunikuar në mënyrë të pasaktë dhe të pakontrolluar votat nga fletëvotimet, kurse B.V. akuzohet se duke përdorur qasje ekskluzive në sistemin elektronik të KQZ-së, kishte regjistruar të dhëna të pasakta në sistem, pa lejuar mekanizma verifikimi dhe kontrolli nga anëtarët e tjerë.

Dy të pandehurit tjerë, Sh.B dhe R. R., akuzohen se, edhe pse ishin të pranishëm dhe pjesëmarrës në procesin e ndarjes dhe verifikimit të fletëvotimeve, me vetëdije kishin dështuar të ndërmarrin veprime për të parandaluar ose korrigjuar parregullsitë.  Kësisoj, përmes këtij mekanizmi të organizuar të veprimit dhe mungesës së kontrollit të ndërsjellë, janë regjistruar rezultate të pasakta të votimit për kandidatët, të cilat janë konstatuar si mospërputhje thelbësore gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke cenuar drejtpërdrejt integritetin, besueshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Me këto veprime, të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025, hetime për manipulim të votave u zhvilluan në Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Malishevë dhe Podujevë.

Continue Reading

Trending