Connect with us

Arbëri

Nxënësit në Luginë u detyruan të fillojnë vitin shkollor me intonimin e himnit serb

Published

on

Nxënësit kosovar, ndonëse në liri, ende nuk kanë nisur zyrtarisht mësimin, si shkak i grevave nga mësimdhënësit.

Por, bashkëkombasit e tyre në Luginë të Preshevës, mësimin e nisën më 1 shtator, ndonëse me një veçori tejet diskriminuese.

Sipas nënkryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, nxënësit shqiptar, në të gjitha shkollat shqiptare, u detyruan ta nisin orën e parë mësimore me 1 shtator, duke intonuar himnin e Serbisë.

Musliu, bëri me dije, se që nga viti i kaluar, Serbia ka aprovuar një ligj, që ua detyron të gjitha shkollave në Serbi, pavarësisht se a i takojnë etnive tjera, të intonojnë himnin serb në orët e para të fillim vitit të ri shkollor.

Numri dy i Bujanocit tha, se më e rënda e kësaj qëndron në faktin, se Stacioni policor në Komunat shqiptare në Luginë, u kërkojnë informata drejtorive të shkollave fillore e të mesme, se a është zbatuar ky rregull. Në rast se nuk zbatohet, sipas nënkryetarit të Bujanocit, gjobat për shkollën e drejtoratin sillen nga 800 në 8 mijë euro.

Veç për këtë çështje, Musliu në emisionin “Sytë 7” foli edhe për regjistrimin e popullsisë, i cili do të mbahet në muajin tetor në Serbi. Ai bëri thirrje që shqiptarët të marrin pjesë në këtë regjistrim. Madje, kërkoi që edhe luginasit, që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në këtë regjistrim./KK

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arbëri

Balotazhi për president të Maqedonisë së Veriut më 8 Maj

Published

on

Nga rezultatet preliminare pas numërimit të mbi 99% të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, do të përballen, Gordana Siljanovska- Davkova, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatja e partisë opozitare VMRO DPMNE-së,  Gordana Siljanovska- Davkova,u rendit e para me 39.64% të votave kurse Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, është renditur i dyti me 19.93%.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, u rendit i treti pasi ka marrë 120.903 vota ose 13.36%, ndërkaq  Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, është i katërti me 83.356 vota ose 9.21%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Continue Reading

Arbëri

Aksidenti në Shqipëri: Shoferi nga Shkodra kurse 7 viktimat tjera janë emigrantë

Published

on

Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën Këlcyrë-Permet, në orët e para të së martës, rreth orës 4:00, ku një makinë e tipit “Mercedes Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.

Nga ky aksident kanë humbur jetën 8 persona, ku 7 prej tyre dyshohet se ishin emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme kurse shoferi dyshohet të jetë nga Shkodra.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, shoferi i automjetit pasi ka hasur në një patrullë policie ka vozitur me një shpejtësi prej rreth 200 kilometrash në orë dhe duke tentuar t’i ikë policisë, e ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke rënë në bregun e lumit Vjosa nga një lartësi prej rreth 80 metrash.

Continue Reading

Arbëri

Në Morinë konfiskohen 11 kg heroinë – arrestohet pejani 39 vjeç

Published

on

Një 39-vjeçar nga Peja është arrestuar nga policia shqiptare në Morinë pasi tentoi të transportonte 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Në njoftim bëhet e ditur se zbulimi i narkotikëve dhe arrestimi i shtetasit kosovar A. K., u realizua në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe të inteligjencës të Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës.

Në aksionin policor të koduar “Koordinimi” u sekuestruan 11 kilogram të substancës narkotike si dhe automjeti i tipit “Volkswagen” ku u gjet kjo lëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Trending