Me projektligjin e ri për pagat, këto të fundit to të rriten në çdo sektor.
Sipas këtij projektligji, koeficientin më të lartë e ka Presidenti/ja me koeficient 18 kurse koeficientin 2 që është edhe koeficienti më ultë e ka kadeti i FSK-së.
Keq me koeficient nuk janë as kryetarët e Komunave.
Sipas projekt-ligjit, kryetari i Prishtinës ka koeficientin 15 kurse kryetarët e Komunave me mbi 100 mijë banorë e kanë koeficientin 13.
Nëse vlera e koeficientit është 120 euro, atëherë i bie që kryetari i Komunës së Ferizajt(Komunë me mbi 100 mijë banorë) të ketë pagë prej 1560 euro bruto.
Nënkryetari i Komunës së Ferizajt pritet të ketë koeficient 11 e që përkthyer në pagë i bie 1320 euro.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat me mbi 100 mijë banorë sipas projektligjit për paga ka koeficient 9 që i bie 1080 euro pagë.
Drejtorët komunalë të Ferizajt po ashtu do të kenë rritje të pagës, ata vlerësohen me koeficient prej 8.3 e që i bie se me ligjin e ri do të marrin pagë prej 996 euro.
Zëvendës kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt është tjetri me radhë sa i përket koeficientit, kjo pozitë vlerësohet me koeficient 6.9 e që i bie 828 euro.
Edhe asamblistët apo kuvendarët komunal të Ferizajt do të kenë rritje në pagesën që u bëhet. Këta të fundit vlerësohen me koeficient 5.9 që i bie 708 euro pagë.
Të gjitha këto pagesa vlejnë për Komunat me mbi 100 mijë banorë siç është Ferizaj, derisa udhëheqësit e Komunave me numër të banorëve më të ulët planifikohet të kenë paga më të ulëta.
Paga më të mëdha se udhëheqësit e Komunës së Ferizajt pritet të kenë vetëm udhëheqësit e kryeqytetit.
Ky projektligj ka dalë në diskutim publik më 15 shtator 2022.
Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.
Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist, valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.
I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.
Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa nga viti 2010 udhëhoqi me kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.
Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.
Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.