Connect with us

Kosovë

SHSKUK pa paracetamolë e morfinë – Publikhet lista e “kompanive që kanë vonuar furnizimin me barna”

Published

on

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar listën e kompanive farmaceutike të cilat ka thënë se kanë bërë vonesa në furnizim me barna dhe material shpenzues.

Sipas njoftimit, të gjitha këto kompani janë gjobitur për vonesat.

Është bërë publike edhe lista me produktet që janë në mungesë, e për të cilat SHSKUK-ja ka thënë se ka pasur procedura të hapura të prokurimit, por s’ka pasur ofertues./Koha

Kosovë

PDK dhe LDK paralajmërojnë dorëzimin e rastit të ri në Kushtetuese

Published

on

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi paralajmëroi se subjekti i tij politik sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatën Kushtetuese.

Në prononcimin për media pas dështimit të 41-të konstituivit të Kuvendit, Krasniqi tha se nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, kanë ndodhur edhe tri shkelje kushtetuese.

“Tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije e kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës, me instruksione të partisë së tij dhe ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Për këtë arsye, sot gjatë ditës do ta dorëzojmë rastin e ri në Gjykatë ”, tha mes tjerash Krasniqi.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, bëri të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, njoftoi deputeti i këtij subjekti, Alban Zogaj.

“Jemi në përgatitje të lëndës për t’iu drejtuar Kushtetueses, por normalisht që jemi në koordinim dhe bashkëbisedime që të shohim si do ti qasemi. Gjithsesi se do t’i qasemi Kushtetueses me pyetjen që edhe aktgjykimi i fundit dhe Kushtetuta janë duke e shkelur në seancat e fundit”, theksoi Zogaj duke shtuar se po kërkojnë që Lëvizja Vetëvendosje të kthehet në rendin e ditës dhe ta respektojë Kushtetutën.

Continue Reading

Kosovë

Kuvendi dështon të konstituohet për herë të 41-të

Published

on

Për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet.

Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të shtunën, më 5 korrik.

Seanca e thirrur për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Prej kohësh, partitë më të mëdha kanë kundërshtuar propozimin e Vetëvendosjes që Haxhiu, aktualisht ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit.

Ato e kanë cilësuar Haxhiun si figurë jounifikuese dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të propozojë një emër tjetër.

Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje ka refuzuar të bëjë një ndryshim, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve.

Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të funksionojë pa institucione të reja, ndërsa afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i riinterpretuar nga Gjykata Kushtetuese, po shkon drejt përfundimit.

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime me liderët politikë për të gjetur një zgjidhje, por përpjekjet e saj ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje për zhbllokimin e procesit.

Rezultat nuk dha as takimi i 28 qershorit mes liderëve politikë, i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Njohësit e çështjeve juridike tërheqin vërejtjen se, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar, mund të hapet rruga për një krizë edhe më të thellë kushtetuese dhe politike. \Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Osmani takon liderët e partive për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani do t’i takojë gjatë ditës liderët e partive parlamentare veç e veç, në përpjekje për të gjetur rrugë dalje nga ngërçi politik pas dështimit të 40-të për konstituimin e Kuvendit.

Ftesës së Osmanit iu përgjigjën pozitivisht të gjithë liderët e partive derisa seria e takimeve  do të nisë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike Memli Krasniqi, të Lidhjes Demokratike Lumir Abdixhiku dhe të Aleancës për Ardhmërinë Ramush Haradinaj.

Që nga publikimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që obligoi deputetët të konstiutojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, prapëseprapë nuk u tejkaluan ndasitë për mënyrën e votimit për kryetarin e Kuvendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje thotë se aktgjykimi i Kushtetueses nuk e ndalon votimin e fshehtë dhe se mos votimi nga deputetët e partive tjera paraqet shkelje të Kushtetutës.

Në anën tjetër, deputetët e PDK-së, LDK-së dhe të AAK-së thonë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kalimi në votim të fshehtë është shkelje.

Nga Presidenca ka thënë se në rast nevoje, presidentja mund t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.

Continue Reading

Trending