Connect with us

Kosovë

Kështu do të zëvendësohen deputetët e Listës Serbe

Published

on

Hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli thotë se pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, tani duhet të fillojnë procedurat e zëvendësimit.

Sipas tij nëntë nga dhjetë deputetët e rinj do vijnë nga po ky subjekt politik, kurse një deputet do jetë nga partia GI SPO, përcjell TV TEMA.

Postimi i plotë i Cakollit:

Pas dorëheqjeve edhe të deputetëve të Listës Serbe, duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre.

Ata duhet të zëvendësohen nga kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e këtij subjekti politik, e që janë vetëm nëntë sosh të mbetur.

Një deputet tjetër do të zëvendësohet nga radhët e partisë tjetër serbe – GI SPO, që ka numrin më të madh të votave pas Listës Serbe.

Deputetët e ri duhet të japin betimin brenda tri seancave të rregullta. Mosdhënia e betimit përbën arsye për humbjen e mandatit.

Kosovë

Policia konfiskon armë e municione në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në operacionin e sotëm që u zhvillua në Zveçan, te ura e hekurt, në pjesën e Rudarës, policia ka gjetur depon me armë e municione, bomba, radiolidhje dhe uniforma të Policisë së Kosovës.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, u bë e ditur se informacionet për këto armë u siguruan nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Hoxhës, në këtë operacion janë sekuestruar 1,555 fishekë, 10 armë të gjata, 62 “shok-bomba”, radio-lidhje, një jelek anti-plumb, një palë dylbi, 8 karikatorë të mbushur, 10 uniforma të Policisë së Kosovës e pajisje të tjera.

Kreu i Policisë tha se tashmë është ndaluar një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në këtë rast, pasi armët e konfiskuara janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet pasi i dërgoi mesazhe ofenduese dhe seksuale një gruaje

Published

on

Një grua në Shtime ka njoftuar policinë se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga një burrë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar më 13 maj 2024 dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kosovë

Tërmeti  që goditi rrethinën e  Malishevës ishte me intensitet të ulët

Published

on

Tërmeti që goditi rrethinën e Malishevës mbrëmjen e sotme në ora 18:04 ishte me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, konfirmoi Qendra Sizmike Euro-Mediterane.

Sipas raportit, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në veri të Suharekës përkatësisht 10 kilometra në lindje të Malishevës  dhe goditi në një thellësi prej 9 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë  edhe në Prizren dhe në pjesën më të madhe të rrafshit të Dukagjinit në drejtim të Prishtinës.

Deri tani, nuk u raportua për dëme eventuale materiale.

Continue Reading

Trending