Connect with us

Kulturë

Prezantohet logoja e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Published

on

Qeveria e Kosovës ka prezantuar logon e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kjo logo është dizajnuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar.

Prezantimi u bë në një konferencë për media të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Çeku tha se sipas përshkrimit të autorit, pjesa tjetër lidhet me ngjyrat shpresë ndjellëse dhe optimiste për të tashmen dhe të ardhmen.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Art & Showbiz

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Published

on

Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të shquara të filmit, teatrit dhe televizionit në trojet shqiptare.

Petrovci u lind në vitin 1954 në Prishtinë, ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.  Studimet për aktrim i kreu në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë ndërsa Fakultetin e Arteve Dramatike e përfundoi në vitin 1978, në Beograd.

Karrierën e aktrimit, Petrovci, e filloi në “Atele 212” ku luajti rolin kryesor në shfaqjen “Kurora e Kosançiçit”.

Pas kthimit në Kosovë, në fillim të viteve ’90,  ai u zgjodh ligjërues i aktrimit dhe i diksionit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Në vitet 1990–1993, Petrovci ishte themelues dhe drejtor i Teatrit “Dodona” në Prishtinë, kurse në vitin 1994 themeloi nshkollën e parë private të aktrimit “Actor’s Studio” në Prishtinë.

Në vitet e pasluftës, i ndjeri  themeloi edhe Akademinë e Arteve dhe më pas shtëpinë teatrore “Teatri i Babës”.

Gjatë karrierës mbresëlënëse , Petrovci u nderua me shumë çmime prestigjioze, ndër të cilat edhe çmimi i parë në Festivalin Mbarëkombëtar “Aleksandër Moisiu” Tiranë (1993), aktori më i mirë në Festivalin e Filmit Kosovar (2003 dhe 2004), aktori më i mirë protagonist në Festivalin e Teatrove të Kosovës (2007) dhe aktori më i mirë në Tirana International Film Festival (2010).

Enver Petrovci do të mbahet mend për një numër të madh rolesh teatrore dhe filmike, si “Kur pranvera vonohet”, “Rojat e mjegullës” dhe “Dhimbja krenare”.

Continue Reading

Art & Showbiz

Nis edicioni i 55-të jubilar i Festivalit të Teatrove Ferizaj

Published

on

Nga sot deri më 7 shtator 2025, në Ferizaj do të mbahet Festivali i Teatrove, i cili sivjet  shënon edicionin e 55-të jubilar.  

Hapja zyrtare e festivalit bëhet nga ora 19:00 me shfaqjen “13” me regji të Sulejman Rushitit, në teatrin “Adriana”, derisa ditëve në vijim, para publikut ferizajas,do të  prezantohen disa shfaqje të prodhuara dhe ngjarje të veçanta nga konceptet “Retroteatri” dhe “FTF Skena”.

Festivali i Tetarove Ferizaj, është prej festivaleve më të vjetra në Kosovë, i cili që nga viti 1970, përmes shfaqjeve nga vende të ndryshme jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare, bashkon profesionistë të teatrit dhe artdashës.

Hapjes zyrtare të festivalit do t’i paraprijë shfaqja për të rinj “Black Box” të cilën artdashësit mund ta shohin në Galerinë e qytetit të Ferizajt.

Këtë vit, në programin zyrtar të festivalit, do të jenë shfaqjet:  “13” (më 1 shtator), “Bëje ose vdis” (2 shtator), “Djali” (3 shtator), “Hijet e Kohës” dhe “Komedia e zezë” (4 shtator), “God blesh America” (5 shtator), “Kjo është rinia jonë” dhe  “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” (6 shtator) si dhe shfaqja “Të vërtetat tona”  (7 shtator).

Ky edicion jubilar i festivalit do të përmbyllet më 7 shtator, me shfaqjen jashtë konkurrence “Të bardhët”.

Tradicionalisht, çdo ditë të festivalit organizohen edhe debate për teatrin, punëtori krijuese me artistë ndërkombëtar dhe ndeja pas çdo shfaqjeje në oborrin e Teatrit.

Continue Reading

Kulturë

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

Published

on

Në gjithë Kosovën janë 9 vatra zjarri aktive derisa 23 persona janë arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në javën e fundit.

Kjo u bë e ditur në konferencën e sotme për media, në të cilën drejtori i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj së bashku me nënkolonelin e Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi, thanë se zjarret aktive janë vështirë të qasshme për intervenim sepse ndodhen në zona malore, në bjeshkë të thepisura, ku ndërhyrja është shumë e rrezikshme dhe pothuajse e pamundur.

Metaj tha se vetëm në javën e fundit janë raportuar mbi 633 zjarre, prej të cilave tani janë aktive vetëm nëntë dhe atë në fshatrat Kuqicë, Gojbullë, Mirash, Tugjevc, Gmicë, Muçiverrcë, Negroc, Gadime dhe Vrellë.

Ai tha se zjarret në këto vende, ku ka pasur dëme në infrastrukturë, janë lokalizuar edhe falë ndihmës së KFOR-it.

Kurse nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi, tha se policia u është përgjigjur të gjitha rasteve të raportuara për zjarret dhe njëkohësisht janë hetuar dhe identifikuar disa nga personat që kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme.

“Deri sot kemi arrestuar 23 persona dhe kemi iniciuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe për zjarrvënie”, tha nënkolonel Rexhepi duke shtuar se janë duke bërë përpjekje maksimale për të menaxhuar situatën dhe për ta parandaluar çdo pasojë nga situata e krijuar.

Continue Reading

Trending