Connect with us

Ferizaj

Punimet në rrugën Ferizaj-Shtime kryhen për 60 ditë, Ministria kërkon mirëkuptim

Published

on

Ministria e Infrastrukturës në një përgjigje me shkrim për TV TEMA tregon se në rrugën Ferizaj-Shtime deri parku i Lirisë ku po punohet aktualisht, vetëm gjatë javës së kaluar për shkak të reshjeve meteorologjike pati vështirësi në komunikacion.

Aktualisht po punohet në germimin e trupit të rrugës në shiritat e mbrendshëm, ndërsa qarkullimi i komunikacionit po zhvillohet ndaras në dy krahët e rrugës pa ndonjë nderprerje. Rruga është e sinjalizuar mirë dhe sipas planit të menaxhimit të komunikacionit. Shiritat qarkullues janë të shtruar në zhavor dhe mirëmbahen per çdo ditë plotesohen me material 0/31, nivelohen me greder dhe ngjeshën me cilinder“, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Kjo Ministri informon se ishte planifikuar që punimet të zgjasin 90 ditë, por sipas tyre, operatori ekonomik u zotua që punimet t’i kryej për 60 ditë.

Kompania gjithmonë është aktive në terren, mirëpo duke i pasur parasyshë ndikimet e faktorit meteorologjik me të reshura javën e kaluar dhe këtë javë,  janë paraqitur vështirësi në ekzekutimin e punimeve të germimit mirëpo për asnji moment nuk ka ndodhur të nderpritet qarkullimi i komunikacionit rrugor në të dyja krahët e saj“, thuhet tutje në përgjigje.

Vlera e kontratës bazë së këtij projekti është:  279,866.13 euro.

“Të gjitha këto projekte po realizohen për mirëqenien dhe sigurinë në komunikacionin, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim ndaj kompanive ndërtuese të këtyre projekteve, ngase të gjitha këto punime po zhvillohen dhe po bëhen për të mirën e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, përfundon përgjigja e Ministrisë.

Lajmi që plotësohet përmes kësaj përgjigje:

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar për kanosjen e një personi në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar 4 persona në dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim bëhet e ditur se më datën 13.07.2026, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B, i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të dyshuarit: H.TH. ( 50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç). E.B. ( 37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

#

Continue Reading

Trending