Connect with us

Ferizaj

Fillojnë hetimet për ndeshjen mes Ferizajt dhe Dukagjinit

Published

on

Kanë filluar hetimet në lidhje me ndeshjen e shumë përfolur në futboll mes FC Ferizajt dhe KF Dukagjini.

Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se Prokuroria autorizoi hetimet rreth kësaj ndeshjeje.

Policia Rajonale e Ferizajt  me datë 29.05.2023 nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar një autorizim për grumbullim te informacioneve për ndeshjen futobollistike Ferizaj-Dugagjini, nën dyshimet për kurdisje të ndeshjes që ndëshkohet në bazë të NENI 337 të KPK. Sektori i Hetimeve Rajonale në Ferizaj ka filluar menjëherë veprimet hetimore në grumbullim të informacioneve . Pas përfundimit te hetimeve dhe  kompletimit të rastit do të keni informacione të detajuara si në kërkesë. Këto janë informacionet e para që mund ti japim“, deklaroi Veseli për TV TEMA.

Ndeshja mes Ferizajt dhe Dukagjinit përfundoi me rezultat 2-1 në favor të vendasve.

Kjo ndeshje u përcoll me shumë polemika pasi që pati 17 minuta lojë shtesë dhe në golin e fitores pati reagim dyshues nga portieri i skuadrës KF Dukagjini.

Ferizaj me atë fitore siguroi barazhin për mbijetesë në superligë.

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending