Në fshatin Cërnillë të Ferizajt dyshohet se një person i ka vënë zjarrin një shtëpie të pabanuar.
Sipas Policisë, njoftimi primar u mor nga viktima, pronar i shtëpisë, përcjell TV TEMA.
Ky rast është nën hetim.
Raporti i plotë i Policisë:
Fsh. Cërnillë 25.05.2023 – 19:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia e tij e cila është e pabanuar, është përfshirë nga zjarri. Dyshohet se zjarri është vënë nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.