Connect with us

Ferizaj

Zhduken dy persona në Ferizaj

Published

on

Dy raste të personave të zhdukur u raportuan nga Policia Rajonale e Ferizajt.

Të dy rastet janë nga Ferizaj, një i zhdukur është mashkull kurse nga rasti tjetër e zhdukur është një vajzë e mitur.

Raporti i plotë i Policisë:

PERSON I ZHDUKUR

·         Ferizaj, 17.08.2023 – 07:10. Ankuesi mashkull  kosovar me datën 23.08.2023 ka raportuar se viktima mashkull  kosovar kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke e u hetuar.

·         Ferizaj , 23.08.2023-21:00. Me 24.08.2023 është raportuar se viktima femër kosovare – e mitur , është larguar nga shtëpia dhe  familjarët e saj nuk kanë njohuri për vend ndodhje e saj, rasti në procedurë hetimore-

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Nga 500 € gjobë dhe 12 muaj ndalesë dy shoferëve për gara të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024 rreth orës 21:00 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dy shoferë; B.O., 23 vjeç dhe A.R., 20 vjeç, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi në prill të këtij viti në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit të dytë për plagosjen me armë zjarri që ndodhi më 26 prill 2024në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Në njoftim thuhet se i dyshuari i moshës 28-vjeçare me inicialet SH.K.  është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Gjithashtu policia bëri të ditur se hetuesit rajonal kanë zgjeruar hetimin për kapjen edhe të personave tjerë, si të dyshuar të mundshëm për rastin e datës 26.04.2024.

Njoftimi i plotë:

Continue Reading

Ferizaj

Seanca e rigjykimit ndaj Krivaqës dhe Sejdiut shtyhet për 24 maj

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj seanca e caktuar për sot e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, më 22 gusht të vitit 2021, është shtyrë për 24 maj.

Më herët,  Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Në aktgjykimin që Gjykata Themelore e Ferizajt e mori më 4 gusht të vitit të kaluar, Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa  Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje.

Sipas të njëjtit aktgjykim, Krivaqa dhe Sejdiu  ishin liruar nga akuza për dhunim.

Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqës, në Ferizaj.

Continue Reading

Trending