Dy raste të personave të zhdukur u raportuan nga Policia Rajonale e Ferizajt.
Të dy rastet janë nga Ferizaj, një i zhdukur është mashkull kurse nga rasti tjetër e zhdukur është një vajzë e mitur.
Raporti i plotë i Policisë:
PERSON I ZHDUKUR
· Ferizaj, 17.08.2023 – 07:10. Ankuesi mashkull kosovar me datën 23.08.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke e u hetuar.
· Ferizaj , 23.08.2023-21:00. Me 24.08.2023 është raportuar se viktima femër kosovare – e mitur , është larguar nga shtëpia dhe familjarët e saj nuk kanë njohuri për vend ndodhje e saj, rasti në procedurë hetimore-