Connect with us

Kosovë

Presidentja Osmani i kërkon BE-së hapa konkret për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për   përshpejtimin e procedurave dhe vendosjen e hapave konkret sa i përket procesit të anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimit Europian.

Gjatë takimit vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo-Brioni, të mbajtur sot në Shkup, Osmani tha se përderisa aplikimi ynë për anëtarësim në Këshillin e Evropës po shqyrtohet nga Asambleja Parlamentare, është me rëndësi që Kosova të ecën përpara edhe me statusin e kandidatit në BE, në përputhje me zotimin e BE-së për perspektivë anëtarësimi për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kurse në deklarimin për media pas sesionit të përbashkët të liderëve të rajonit, Osmani foli edhe për temat e diskutimeve që pati gjatë takimeve bilaterale me homologët e rajonit.

E para e vendit tha se në takim presidentin kroat  Zoran Milanoviq, ka kërkuar që Kroacia të ndërmarrë hapa për largimin e masave të vendosura të BE-së ndaj Kosovës.

“Me presidentin e Kroacisë diskutuam në detaje për këtë temë dhe mbi të gjitha që BE-ja t’i largojë masat dhe e ne presim që shtetet që na kanë përkrahur aq fort si Kroacia të ndërmarrin hapa për largimin e këtyre masave”, është shprehur presidentja Osmani, duke shtuar se çështjet bilaterale që Kosova i ka me Serbinë diskutohen në forume të tjera.

Kosovë

Azemi: Manipulimi me njehsorët elektrikë është vepër penale

Published

on

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, deklaroi se kanë mbledhur dëshmi të mjaftueshme se njehsorët elektrikë po matin gabimisht kohën, duke ndikuar kështu në fatura më të larta të energjisë të cilat po i paguajnë qytetarët.

Në një adresim për media para zyrave të KEDS/KESCO, Azemi tha se dëshmitë e mbledhura për këtë dukuri i ka dorëzuar në KEDS por që menaxhmenti i kompanisë nuk ka pranuar të takohen. Ai tha se përkundër refuzimit nga KEDS do t’i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë,  Zyrës së Rregullatorit të Energjisë por dhe prokurorisë, pasi që, siç u shpreh, nga matja e gabuar e kohës në njehsorë po dëmtohen qytetarët kurse po përfiton KEDS-i dhe kjo, sipas tij, është vepër penale.

Sipas Azemit, matja e gabuar e kohës në njehsorë bënë që në shumë raste shpenzimi i energjisë gjatë natës në kohën e tarifës së ulët të llogaritet si shpenzim gjatë ditës kur tarifa është e lartë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë të vërteten dhe këtë të vërtetë unë nuk ka mu ndal deri në momentin e fundit deri sa ta gjejmë ku është problemi, pse po i  rrejnë, pse po i manipulojnë, pse po i  mashtrojnë, pse po i  vjedhin. Këtë hajni kemi me ndalë bashkë,” ka thënë Azemi.

Continue Reading

Kosovë

Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike

Published

on

Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

“Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që rikonfirmoi përkushtimin e të dy vendeve për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve diplomatike”, thuhet në postimin e ministrisë në Facebook.

Për më shumë, gjatë takimit zyrtarë, palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin.

Panamaja e njohu Republikën e Kosovë si shtet të pavarur me 16 janar 2009, derisa marrëdhëniet diplomatike u vendosën me 27 gusht 2013 me nënshkrimin e një komunikate të përbashkët në mes të dy vendeve. 

Continue Reading

Kosovë

Të hënën ekzekutohen 500 mijë euro të premtuara nga Kurti

Published

on

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Qeveria do të procedojë të hënën vendimin për ndarjen 500 mijë euro për “Dardanët”.

“Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, njoftoi Murati përmes një postimi në Facebook.

Kjo shumë, është shpërblimi që kryeministri Albin Kurti ua kishte premtuar futbollistëve qysh në nëntor nëse Kosova do ta fitonte ndeshjen me Sllovakinë.

Ndeshja finale e mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet të martën në Prishtinë, do të jetë përcaktuese për pjesëmarrjen në kampionatin botëror që do të mbahet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

#

Continue Reading

Trending