Connect with us

Lajme

Kurti jep lajmin për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar

Published

on

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka shpalosur detajet pas pranimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Ai dha lajmin edhe për ndërtimin e pesë objekteve të reja shpotive, përfshirë këtu edhe stadiumin kombëtar.

Garat sportive për lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të zhvillohen në Kosovë dhe Shqipëri, saktësisht në 11 komuna, si Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Peja, Drenasi, Skenderaj, Podujeva dhe Durrësi.

Në këto qytete do të zhvillohen 23 sportet e parapara në programin sportiv të lojërave mesdhetare ku pritet të marrin pjesë mbi 5 mijë sportist nga 25 shtetet anëtare.

Shefi i ekzekutivit kosovar foli edhe për investimet në infrastrukturë ku parashihet  ndërtimi i disa objekteve por edhe renovimi i disa të tjerave.

Numri total i objekteve sportive të cilat përfshihen në konceptin fillestar të këtij projekti është 24, qasje që është ndjekur sa i përket infrastrukturës fizike reflekton nevojat dhe kapacitetet e vendit tonë.

Dhjetë objekte sportive do të rinovohen duke përfshirë edhe Pallatin e Rinisë. Katër ndërtime të reja, që përfshijnë stadiumin nacional, kompleksin e pishinave olimpike, kompleksin e tenisit dhe poligonin e shenjtërisë”  – u shpreh kryeministri  Kurti

Kosovë

Përfundon numërimi i votave në 13 komuna

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 10:00 të ditës së sotme,  janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime.

Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025 kuti.

Aktivitetet e verifikimit dhe numërimit të votave janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë).

Continue Reading

Ferizaj

Publikohet lista e policëve përgjegjës të lagjeve në Ferizaj

Published

on

Stacioni Policor në Ferizaj ka publikuar listën e policëve përgjegjës për lagjet dhe lokalitetet e ndryshme të qytetit.

Qytetarët mund të kontaktojnë policët e lagjeve për të raportuar probleme, shqetësime apo çështje që lidhen me sigurinë në zonat ku jetojnë.

Ky veprim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes policisë dhe komunitetit, si dhe rritjen e sigurisë publike në nivel lokal.

Continue Reading

Kosovë

Shkaku i problemeve teknike numërimi i votave nuk ka filluar në tri komuna

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se për shkak të problemeve me internet, procesi i numërimit të votave akoma nuk ka nisur në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

Në këto tri qendra shkaku i probleme teknike nuk ka transmetim të pamjeve për vëzhguesit në ekranet televizive, derisa ekipet teknike të KQZ-së janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të problemit.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

Deri tani, procesi i verifikimit dhe numërimit të votave  ka përfunduar vetëm në Han të Elezit.

Continue Reading

Trending