Connect with us

Sport

Ranglista e FIFA-s : Kosova dy pozita më poshtë kurse Shqipëria tre pozita më lart  

Published

on

Në ranglistën e re të FIFA-s që u publikua të enjten, përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie për dy pozita duke u renditur në pozitën e 111-të me 1181 pikë.

Kjo pasi në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024, “Dardanët” pësuan disfatë nga Rumania 2:0, ndërsa barazuan me Zvicrën në Prishtinë me rezultatin 2:2, duke humbur kështu edhe gjasat për kualifikim në Europianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Shqipërisë ka shënuar ngritje për tri pozita.

Nga vendi i 65-të, Shqipëria është ngritur në vendin e 62-të me 1395 pikë, pasi në dy ndeshjet e fundit, “Kuq e Zinjtë” barazuan me Çekinë 1:1, kurse fituan ndaj Polonisë me rezultatin, 2:0

Ranglistës së FIFA-s i prinë Argjentina, pasuar nga Franca dhe Brazili.

Kosovë

Kosova me ngritje historike në ranglistën e FIFA-s

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngjitur për shtatë pozita në renditjen e fundit të FIFA-s, të publikuar të premten. 

Kështu, pas sukseseve të arritura në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, kur “Dardanët” barazuan pa gola me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa fituan 1:0 në Goteborg ndaj Suedisë, Kosova renditet në pozitën e 84-të, që njëkohësisht është edhe renditja më e mirë që nga pranimi në organizatën botërore të futbollit.

Ngjitje për 5 pozita ka shënuar edhe Shqipëria, duke u renditur në vendin e 61-të në ranglistën e FIFA-s. Kjo pas i, më 11 tetor, Shqipëria e mposhti Serbinë 1:0 dhe tre ditë më pas edhe Jordaninë 4:2 , në miqësoren e zhvilluar në Tiranë.

Ranglistës edhe më tej  i prinë Spanja, pasuar nga Franca dhe Argjentina e cila tani renditet e treta.

Continue Reading

Lajme

Shorti i Ligës së Konferencës: Drita përballet me Shkëndijën

Published

on

Shorti i hedhur sot, për ndeshjet në Ligën e Konferencës përcaktoi edhe një duel interesant mes dy ekipeve shqiptare. Drita e Gjilanit, si vendëse, do të luaj kundër Shkëndijës së Tetovës.

Sipas shortit,  “Intelektualët”  në këtë fazë të ligës, krahas Shkëndijës, do të  jenë mikpritës edhe të ekipeve AZ Alkmaar (Holandë) dhe  Omonia (Qipro) ndërkaq si mysafir i shkojnë ekipeve Rayo Vallecano (Spanjë), Kups Kupio (Finlande) dhe Shelbourne (Irlandë).

Tetë ekipet me më së shumti pikë nga Faza e Ligës kualifikohen në raundin e 16 ekipeve më të mira, kurse ato që renditen nga pozitat 9 deri 24 luajnë në fazën e playoff.

Continue Reading

Ferizaj

Kupa e Kosovës në hendboll mbetet në Ferizaj

Published

on

Hendbollistët e Kastriotit fituan për herë të tetë Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhtën Besa Famgasin me rezultat 29:24.

Në praninë e rreth 3 mijë shikuesve të mbledhur në palestrën “Bill Klinton”, dy finalistët në pjesën e parë ishin të barabartë ndërsa shkëputja e ferizajasve u bë në mesin e pjesës së dytë dhe kjo epërsi u mbajt deri në fund.

Portieri Wadi Chebbi u dallua te Kastrioti edhe në finale, ndërsa u shpall lojtari më i mirë i turneut përfundimtar të Kupës.

Deniz Terziqi i shënoi dhjetë gola për Kastriotin. Pesë i shënoi Lulzim Shabani e nga katër Hamdi Salihu e Vlerson Zherka.  Te Besa më efikasi ishte Olsi Mulaj me shtatë gola.

Kupën e Kosovës, kapitenit të Kastriotit, Rron Ramadani, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

Kujtojmë që në gjysmëfinale,  Kastrioti mposhti Rahovecin me rezultat 27:24 kurse në takimin tjetër Besa e mposhti Vushtrrinë me rezultat 42:24.

Continue Reading

Trending