Connect with us

Sport

Shtyhet ndeshja Kosovë – Izrael

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar për 15 tetor, është shtyrë zyrtarisht nga UEFA.

Kjo takim për kualifikimet e Euro 2024, u shty për shkak të luftës në Izrael.  

“Autoritetet izraelite aktualisht nuk e lejojnë kombëtaren e tyre të udhëtojë jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e FFK-së. UEFA ka shtyrë për 15 nëntor edhe ndeshjen Izrael – Zvicër ndërkohë data e ndeshjes së Kosovës me Izraelin, do të caktohet së shpejti.

Ferizaj

Kupa e Kosovës në hendboll mbetet në Ferizaj

Published

on

Hendbollistët e Kastriotit fituan për herë të tetë Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhtën Besa Famgasin me rezultat 29:24.

Në praninë e rreth 3 mijë shikuesve të mbledhur në palestrën “Bill Klinton”, dy finalistët në pjesën e parë ishin të barabartë ndërsa shkëputja e ferizajasve u bë në mesin e pjesës së dytë dhe kjo epërsi u mbajt deri në fund.

Portieri Wadi Chebbi u dallua te Kastrioti edhe në finale, ndërsa u shpall lojtari më i mirë i turneut përfundimtar të Kupës.

Deniz Terziqi i shënoi dhjetë gola për Kastriotin. Pesë i shënoi Lulzim Shabani e nga katër Hamdi Salihu e Vlerson Zherka.  Te Besa më efikasi ishte Olsi Mulaj me shtatë gola.

Kupën e Kosovës, kapitenit të Kastriotit, Rron Ramadani, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

Kujtojmë që në gjysmëfinale,  Kastrioti mposhti Rahovecin me rezultat 27:24 kurse në takimin tjetër Besa e mposhti Vushtrrinë me rezultat 42:24.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj e Kastrioti shpresojnë t’i mbajnë Kupat në qytetin e hendbollit

Published

on

Dy ekipet ferizajase, Ferizaj në kategorinë e femrave dhe Kastrioti të meshkujve, nesër në sallën “Bill Clinton” i zhvillojnë ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Prej orës 18:00, vashat e Ferizajt luajnë kundër Samadrexhës, derisa festa e hendbollit hapet në qytetin e hendbollit prej orës 14:00 me ndeshjen ndërmjet Istogut dhe Vushtrrisë. Ferizaj është kampion në fuqi i Kupës së Kosovës.

Prej orës 20:00 do të zhvillohet kryendeshja e festës së hendbollit në Ferizaj, kur do të përballen Kastrioti dhe Rahoveci. Kjo ndeshje llogaritet si finale para finales pasi dy skuadrat janë pretendentët kryesorë edhe për titullin e ligës.

Prej orës 16:00 në  gjysmëfinalen tjetër të meshkujve përballen Vushtrria dhe Besa Famgas.

Dy ekipet ferizajase janë të bindura se edhe sivjet trofetë do të mbesin në qytetin e hendbollit.

Pivotja Shkurta Mehmeti ka thënë se është privilegj dhe përgjegjësi për ferizajaset që t’i luajnë finalet në Ferizaj.

“Të luajmë para publikut tonë është privilegj, por edhe përgjegjësi. Jemi të motivuara dhe të përkushtuara që ta shfrytëzojmë këtë mundësi në maksimum. Synimi ynë është i qartë – të paraqitemi me krenari, të luftojmë për çdo top dhe të japim gjithçka në fushën e lojës në mënyrë që Kupa e Kosovës të mbetet në qytetin e hendbollit, në Ferizaj”, ka thënë Mehmeti për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Edhe Lulzim Shabani, aloja e Kastriotit, ka thënë se “Ujqit” do të luftojnë fort në parket, që kupa të mbetet edhe sivjet në Ferizaj.

“Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Ka kohë që kemi menduar për këtë ‘Final 4’ dhe jemi përgatitur maksimalisht. Skuadra është në gjendje jashtëzakonisht të mirë fizike, e po ashtu në anën psikologjike jemi shumë të përgatitur dhe të vendosur që edhe këtë vit ta stolisim qytetin me trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës”, ka theksuar Shabani për faqen zyrtare të FHK-së në Facebook.

“Do të jetë më e veçantë pasi turneu final organizohet në qytetin tonë, në qytetin e hendbollit. Premtojmë spektakël, duele të forta e shumë lojë të bukur për të gjithë sportdashësit që do të jenë në ‘Bill Clinton’. I ftoj gjithë qytetarët ferizajas dhe tifozët tanë ‘Ujqit’ që të na mbështesin në mënyrë masovike dhe si gjithmonë të tregojnë kulturë e mbështetje korrekte për ekipin tonë”, ka thënë Shabani.

Continue Reading

Kosovë

Distria Krasniqi sërish shpallet kampione evropiane

Published

on

Distria Krasniqi u shpall kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri 52 kilogramë, në kampionatin individual që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Distria fitoi medaljen e tretë të artë evropiane pasi në finale me dy pikë (Yuko) mposhti kampionen aktuale të botës, xhudisten italiane  Odette Giuffrida.

Deri në finale, kampionia kosovare mposhti me Ippon serben Milica Nikoliq, në çerekfinale e mposhti holandezen Naomi Van Krevel kurse në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler.

Në këtë kampionat, pos Distrisë, Kosova përfaqësohet edhe me tre garues. Laurine Gashi u mposht në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, kurse nesër, në kategorinë deri 73 kilogramë, do të garojnë  Akil Gjakova dhe Dardan Cena.   

Continue Reading

Trending