Lamine Yamal, ka rinovuar kontratën me skuadrën e Barcelonës deri në verën e vitit 2026.
Për yllin 16 vjeçar nga akademia La Masia, Barcelona ka caktuar edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh.
Me vetëm 15 vjet, Yamal debutoi me ekipin e parë në prill të këtij viti, duke u bërë lojtari më i ri në histori të klubit.
Këtë edicion, në drejtimin e Xavit, ai ka regjistruar 9 paraqitje gjatë të cilave regjistroi 2 asistime.
Yamal ka debutuar edhe me kombëtaren e Spanjës, ku në 2 ndeshjet e shtatorit ka shënuar 1 gol.