Connect with us

Lajme

Shkëmbim zjarri mes plaçkitësve dhe policëve në Ferizaj

Published

on

Disa të dyshuar për grabitje kanë shtënë me armë zjarri ndaj policëve në një pikë karburanti në Ferizaj.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nga ky shkëmbim zjarri pjesëtarët e Policisë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.

Veseli bëri të ditur se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm  rreth orës 04:50, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek pika e karburantit “Hib Petrol”, ku Policia e Kosovës ka parandaluar grabitjen e tri bankomateve.

Sipas Veselit,  me arritjen e patrullës së policisë në vendngjarje  të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.

Shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë ngjyrë teget, në drejtim të panjohur derisa  në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata.

Rrasti është cilësuar “Tentim vrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe grabitje e armatosur”, ka deklaruar Veseli.

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Kosovë

Armend Zemaj përfshihet në përleshje fizike në qendër të Prishtinës

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj është përleshur  fizikisht me një person në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme derisa Zemaj ishte duke dhënë intervistë për një media.

Policia ka konfirmuar se palët e përfshira në incident po intervistohen.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin  “Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me përfshirjen e tij në këtë përleshje, Zemaj kërkoi falje publike . Përmes një postimi në facebook, ai ka thënë se reagimi i tij në këtë rast nuk i përfaqëson bindjet personale dhe se ka vepruar në afekt.

“Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar, këtë do e vërtetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike”, ka shkruar mes tjerash Zemaj në Facebook.

Continue Reading

Kosovë

Seanca për qeverinë e re thirret për të dielën nga ora 10:00

Published

on

Për të dielën, më 26 tetor nga ora 10:00, është caktuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së qeverisë.

Mandatari për krijimin e qeverisë, Albin Kurti, ka në dispozicion edhe dy ditë për të siguruar 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeministër  me mandat 4 vjeçar.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, nga 120 vende në Kuvend, LVV-ja fitoi 48 ulëse,  PDK-ja 24, LDK-ja 20, kurse koalicioni AAK-NISMA fituan 8 ulëse.

Komunitetet joserbe i kanë 10 ulëse të rezervuara derisa nga 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serb, Lista Serbe i ka fituar 9 sosh kurse një ulëse i ka takuar Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit, i cili së fundmi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.

Në rast të mos votimit të qeverisë, presidentja Vjosa Osmani, duhet që brenda dhjetë ditësh t’i ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin i cili ka gjasat më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Sipas kushtetutës, nëse as pas përpjekjes së dytë nuk formohet qeveria e re, presidentja duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve.

Continue Reading

Trending