Connect with us

Kosovë

Distria Krasniqi sërish shpallet kampione evropiane

Published

on

Distria Krasniqi u shpall kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri 52 kilogramë, në kampionatin individual që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Distria fitoi medaljen e tretë të artë evropiane pasi në finale me dy pikë (Yuko) mposhti kampionen aktuale të botës, xhudisten italiane  Odette Giuffrida.

Deri në finale, kampionia kosovare mposhti me Ippon serben Milica Nikoliq, në çerekfinale e mposhti holandezen Naomi Van Krevel kurse në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler.

Në këtë kampionat, pos Distrisë, Kosova përfaqësohet edhe me tre garues. Laurine Gashi u mposht në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, kurse nesër, në kategorinë deri 73 kilogramë, do të garojnë  Akil Gjakova dhe Dardan Cena.   

Kosovë

Presidentja Osmani pas heqjes së tarifës ndaj SHBA-së: Kosova është partneri juaj i besueshëm

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nga sot hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “X” theksoi se është krenare që Kosova është vendi i parë që propozoi heqjen e tarifave ndaj aleatit të saj strategjik.

“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”.

Lajmi për heqjen e tarifës është mirëpritur edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane, të cilat vlerësuan këtë vendim si hap të rëndësishëm që do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe demonstrim strategjik për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Dua Lipa në pullat postare të Kosovës

Published

on

Posta e Kosovës ka publikuar një seri të re të pullave postare me imazhin e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, duke e kthyer atë në një simbol zyrtar të krenarisë kombëtare.

“Le të jetë çdo letër një kujtesë: Zëri i vendit tonë jehon në të gjithë globin,” është shkrimi që shoqëron lansimin me hashtagun zyrtar #DuaLipaVibes.

Kjo iniciativë vjen në nderim për artisten kosovare, e cila ka bërë që emri i vendit tonë të dëgjohet në mbarë botën përmes muzikës dhe suksesit të saj ndërkombëtar.

#

Ndryshe, dje Dua Lipa edhe zyrtarisht është bërë shtetase e vendit tonë, pasi dje në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi nga ajo dekretin presidencial për shtetësinë e Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Kosova heq tarifën ndaj të gjitha mallrave amerikane

Published

on

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për heqjen e tarifës doganore ekzistuese prej 10% me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri në detyrë, AlbinKurti, ka thënë se nga sot, tarifa doganore për produktet amerikane do të jetë zero.

“Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti

Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka ardhur një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka prezantuar tarifat e reja ndaj 69 vendeve të ndryshme të botës.

Në mesin e vendeve me tarifa të reja, të cilat do të zbatohen prej 7 gushtit, janë edhe Maqedonia me 15%, Bosnje e Hercegovina me 30% dhe Serbia me 35% tarifë.

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten me tarifë prej 10% ashtu siç ishte vendosur me urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump të muajit prill.

Continue Reading

Trending