Connect with us

Ferizaj

”Rotary” nis shenjëzimin e shtigjeve të këmbësorëve në Jezerc

Published

on

Klubi i Rotarianëve të Ferizajt ka marrë iniciativë për shenjëzimin e shtigjeve të këmbësorëve. Ata filluan së pari në fshatin Jezerc të komunës së Ferizajt duke vendosur shenja për orientimin e qytetarëve që i duan shëtitjet në natyrë. Kryetari i klubit ”Rotary” në Ferizaj Gani Berisha, tha se këto shtigje mund të përdoren edhe për çiklistë dhe motoristë.

“Sivjet kemi filluar me këtë iniciativë dhe është bërë hapi i parë në vendosjen e shenjave ku ne e kemi identifikuar një shteg përafërsisht nga 15 km, të cilin do ta shenjëzojmë të tërin në mënyrë që qytetarët të cilët dëshirojnë të shëtiten ta kenë të qartë orientimin dhe nga do të ecin apo të ngasin biçikleta. Një ndihmë të madhe janë duke na e dhënë edhe rotaraktorët tonë të cilët janë pjesa e rinisë e rotarianëve, mirëpo për këtë aktivitetet një falënderim të veçantë duhet t’ia dedikojmë anëtarit tonë, Dr. Xheladin Reçicës, i cili ka qenë edhe kryetar i klubit vitin e kalur që e njeh shumë mirë këtë terren për shkak edhe të kohës së kaluar si mjek në shtabin e UÇK-së, mirëpo edhe për arsye që një kohë pak më të gjatë është duke jetuar këtu, na ka ndihmuar shumë në identifikimin dhe në këtë iniciativë me një kontribut të jashtëzakonshëm”, u shpreh Gani Berisha.  

Ndërkaq, sa i përket sigurisë nëpër këtë shteg, sekretari i rotaraktorëve të këtij klubi Armend Haxhidema, tha se janë krijuar lehtësira teknologjike.

“Në shenja do të vendosen edhe QR Code ku përmes skanimit të QR Code-it me Smartphone mund të marrësh udhëzime për në pika të caktuara. Për të mos humbur, përmes telefonit mund të vish prap tek pika ku është nisur ose pika të caktuara ku do të vendosen shenjëzimet, mund të marrësh udhëzime përmes telefonit”, njoftoi Armend Haxhidema.

Krejt kjo punë po bëhet në mënyrë vullnetare nga anëtarët e këtij klubi, të cilët do të vazhdojnë me identifikimin dhe shenjëzimin e shtigjeve edhe nëpër pjesë të tjera të kësaj ane.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar për kanosjen e një personi në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar 4 persona në dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim bëhet e ditur se më datën 13.07.2026, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B, i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të dyshuarit: H.TH. ( 50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç). E.B. ( 37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

#

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave konfiskohen 15 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se brenda periudhës nga 6 – 12 korrik ka shqiptuar 26 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe ka konfiskuar 15 motoçikleta.

Kjo pasi policia ka shtuar kontrollet në qarkullimin dhe drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Shumica e gjobave janë shqiptuar për shkelje të rregullave të komunikacionit, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, pa patentë shoferi ose pa helmetë mbrojtëse, si dhe kundërvajtje të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 15 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Continue Reading

Trending