Connect with us

Ferizaj

Ferizajasit ndihma dhe gjak për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Published

on

Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë të prekur nga tërmeti që ndodhi në mëngjesin e djeshëm, Këshilli i Studentëve të UBT-së në Ferizaj ka grumbulluar batanije, rroba e gjëra të tjera të dobishme për të mbijetuarit e tërmetit. Njëri nga studentët e UBT-së, Vigan Haziri, thotë se një gjë e tillë po bëhet vullnetarisht nga studentët.

“Ka rroba, ka edhe të holla materiale që kanë dorëzuar, por varet secili sipas mundësive të tyre, por gjithçka po bëhet me qëllime të mira dhe me gjithë zemër. E gjithë kjo do të zgjatë deri të premtën, pasi që të përfundoj kjo të gjitha do të shkojnë në Shqipëri, në vendet e caktuara”, tha Vigan Haziri.

Ndërkaq, me iniciativën e asamblistës së Kuvendit Komunal të Ferizajt, Bahrije Hyseni, 10 persona nga Forumi i Gruas dhe ai Rinor i LDK-së së Ferizajt, u nisën drejt Durrësit për të dhuruar gjak për personat e mbijetuar nga tërmeti.

“Ne kemi vendosur të japim nga vetja edhe gjak për vëllezërit dhe motrat andej kufirit që janë duke u ballafaquar me katastrofën natyrore kështu që unë i falënderohem shumë gjithë këtyre të rinjve që i janë bashkëngjitur aksionit për dhurimin e gjakut, sepse nuk na dhimbset asgjë. Fundi i fundit misioni im si asambliste për këtë iniciativë është t’iu tregojmë të gjithë qytetarëve, të gjithë kombit shqiptarë se asgjë nuk na dhimbset për vëllezërit dhe motrat deri në pikën e fundit të gjakut”, u shpreh Bahrije Hyseni.

Nga fshati Bibaj i Ferizajt për në Shqipëri sot është nisur edhe një kamion i mbushur me veshmbathje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Sekuestrohet një revole me municion dhe shurdhues në Ferizaj

Published

on

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pas një kontrolli në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe një shurdhues i armës së zjarrit.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, më 3 maj 2026, rreth orës 8:30 në rrugën “Gucia” në Ferizaj .

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria e Ferizajt ndalon dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga të ndaluarit është noter në komunën e Ferizajt, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, e paraparë në nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Derisa i ndaluari i dytë dyshohet për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, sipas nenit 333 të Kodit Penal.

Ndalimi i tyre është rezultat i vazhdimit të hetimeve që ndërlidhen me një rast më të hershëm, gjatë të cilit Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte ndaluar edhe tre, të dyshuar të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj: Konfiskohen rreth 780 gram drogë dhe arrestohen dy të dyshuar për manipulim të provave

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Manipulim i provave” që ka të bëjë me rastin e një dite më parë (22.04.2026), kur ishte arrestuar një i dyshuar, pasi në veturën e tij u gjetën tri qese me narkotikë të llojit marihuanë me peshë rreth 15.57 gram.

Në raportin shtesë të policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin paraprak “njësitet policore gjatë kontrollit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 778.3 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. “

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma, rreth orës 21:00, në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending