Connect with us

Ferizaj

Përmes librit ”Dora e artë” nxënëset synojnë t’i ndihmojnë familjet në nevojë

Published

on

Në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj është bërë promovimi i librit me poezi i titulluar “Dora e artë” e shkruar nga 8 nxënëse të klasës së pestë në këtë shkollë. Agnesa Zeqiri, Berna Gashi, Harea Reka, Vanesa Zejnullahu, Aljesa Aliu, Erda Ahmeti, Malvina Sopa dhe Viola Isufi, këtë iniciativë e morën për qëllime bamirësie, ku paratë nga shitja e librit do të shkojnë për dy familje me gjendje të rëndë ekonomike në komunën e Ferizajt. 

“Ne kemi dashur t’i ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe kemi zgjedhur dy familje, përkatësisht dy nëna që janë vetëushqyese. Libri ka poezi laramani, të gjitha janë të ndryshme. Ne nuk i kemi shikuar këto poezi vetëm se si janë, i kemi shkruar ato sepse kemi dashur t’iu ndihmojmë atyre që kanë nevojë”, tha Malvina Sopa.  

“Ne këto libra duam t’i shesim në shkolla të ndryshme për shkak që një familje është në nevojë. Është një nënë vetëushqyese që ushqen fëmijë. Libri do të shitet në mënyrë të caktuar. Kemi bërë poezi të ndryshme, për shkollën, nënën, fëmijët, 1 qershorin e shumë tema të ndryshme. Secila kemi marrë mendime së bashku dhe kemi shkruar poezitë”, tha Harea Sopa.

 “Libri përmban poezi që i kemi shkruar me shumë përkushtim për t’iu ndihmuar atyre që kanë nevojë. Nëse nuk do të kishte dalë mirë i gjithë ai mund që kemi bërë do të kishte shkuar huq”, tha Agnesa Zeqiri. 

Drejtori i shkollës “Gjon Serreçi”, Nazmi Heda, tha se bashkëpunimi i nxënësve për botimin e këtij libri është shembull konkret për të ecur përpara  të bashkuar.

“Këtu përshkruhen dhe jepen shqetësime të këtyre fëmijëve në moshë kaq të njomë rreth proceseve jetësore duke përfshirë këtu edhe traditën, por natyrisht duke e gërshetuar edhe me modernen sot në jetën të cilën ne bashkëjetojmë dhe bashkëveprojmë me këta nxënës. E mira e kësaj është që fëmijët bëjnë hapat e parë në artin letrar, madje arti letrar i kapërcen edhe kufijtë ashtu siç i ka kaluar edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare dhe ne shpresojmë që edhe hapave të Kadares dhe shkrimtarëve të tjerë të mëdhenj do të ecin edhe këta fëmijë të tjerë që i kemi sot këtu përballë të cilët sot na gëzojnë me këtë libër dhe me një emër simbolik “Dora e artë”, u shpreh Nazmi Heda.

Ndërsa, prindërit u shprehën krenarë për fëmijët e tyre dhe zemërgjerësinë e tyre në këtë moshë kaq të re.

“Jam shumë krenare në këtë ditë sot sepse jam njëra nga prindet që autore e ka edhe vajzën aty, mirëpo është tjetra që kjo ditë është bërë më madhështore, sepse talenti i fëmijëve të kësaj moshe dhe zemërgjerësia e tyre na bën të ditur dhe na bën krenarë të jemi për një të ardhme e cila do të jetë e ndritshme për nga dija, por edhe humanitare shumë për nga zemërgjerësia. Libri nuk është kot i quajtur “Dora e artë” sepse një dorë është edhe një dorë që shkruan, dora është një dorë që merr librin dhe lexon, por dora e artë është edhe një dorë që kontribuon për një të mirë njerëzore kështu që sot është një ditë pak më e veçantë se ditëve të tjera dhe nuk di se çka të them”, tha Aglentina Lubishtani-Reka. 

Autoret shpresojnë që me këtë libër do t’iu japin kurajo edhe fëmijëve të tjerë që duan shkrimin, të marrin guximin dhe ta paraqesin në letër.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending