Connect with us

Ferizaj

Marrëveshja e re me probleme të vjetra

Published

on

Në fund të muajit shtator komuna e Ferizajt ka nënshkruar marrëveshje me organizatën ”Caritas Kosova” për punësimin e stafit mjekësor nëpër institucionet shëndetësore,  mirëpo si duket kjo marrëveshje ka rikthyer telashet e punëtorëve shëndetësor të punësuar përmes kësaj marrëveshje. Ata vazhdojnë të kenë probleme me paga, madje ka edhe prej atyre që nuk kanë as kontrata pune.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bekim Ademi, tha se nënshkrimi i kontratave ka filluar këto ditë, kurse për paga njoftoi se në fillim të vitit do t’i kryejnë obligimet financiare ndaj “Caritas-it” në mënyrë që ai t’ua shpërndaj pagat punëtorëve.

“Këto kontrata janë në përpilim dhe këto ditë janë duke i nënshkruar, kurse për paga, personeli i cili ka punuar dhe nuk është paguar, me fillim të vitit, me alokimin e mjeteve që do të bëhet nga Qeveria e Kosovës ne do të kryejmë pagesat dhe obligimet ndaj operatorit “Caritas” dhe besoj se edhe “Caritas”-i do të jetë në gatishmëri për pagesën e këtyre pagave pasi punëtorët tanë nuk do të mbesin asnjëherë pa pagesë për punën e bërë. Do të jemi të kujdesshëm në këtë pikë, në vitin kur kam ardhë unë  kam gjetur borxhe ndaj punëtorëve, por nga ardhja ime deri në nënshkrimin e kësaj kontrate punëtorët shëndetësor që kanë qenë me kontrata në vepër dhe personeli tjetër asnjëherë nuk iu kanë munguar pagat, kurse tani kujdeset “Caritas”-i dhe pagesat i kryen “Caritas”-i, por ne do të jemi të kujdesshëm dhe do të kërkojmë nga operatori që të jetë i kujdesshëm në raport me pagat e punëtorëve tanë shëndetësor”, tha Ademi.

Sa u përket mungesës së barnave dhe  materialeve tjera shpenzuese nëpër qendrat e mjekësisë familjare në Ferizaj, drejtori Ademi tha se  ky problem do të marrë fund vetëm atëherë kur të bëhen sigurimet shëndetësore.

“Është problem t’i pajisim me barna njësitet tona pasi kjo nuk zgjidhet me buxhetin tonë, kjo zgjidhet vetëm me sigurimet shëndetësore dhe përderisa nuk bëhet kjo këto telashet për sigurimin e barnave do të jenë në vazhdimësi, ne jemi kujdesur edhe me buxhetin tonë komunal t’i mbulojmë ato barna shëndetësore që nuk i ka sjellur Ministria e Shëndetësisë që t’i mbulojmë me buxhetin tonë, por zgjidhja  do të jetë vetëm në rast se bëhen sigurimet shëndetësore”, tha Ademi.

Duke raportuar për punën e kësaj drejtorie gjatë këtij viti, Ademi tregoi edhe për projektet që po synojnë t’i realizojnë.

“Në filim të vitit 2020 ne do të hapim edhe QMF në Dardani, ku në kuadër të saj pos mjekut dhe stafit infermierik do të jenë të pranishëm edhe stomatologu dhe laboranti. Po ashtu, i kemi bërë përgatitjet për ndërtimin e dy qendrave të tjera, njëra në Softaj dhe tjetra në rrugën “Kadri Zeka”, po ashtu në vitin 2020 kemi marrë vendim që nga viti i ardhshëm të gjithë fëmijët e sëmurë me diabet do t’iu sigurohen qysh në fillim të vitit insulina, trakat, reagencat dhe këta fëmijë nuk do të shkojnë më privat për t’i kryer këto shërbime”, tha Ademi.

Kurse për  sektorin e mirëqenies sociale, drejtori Ademi tha se për vitin 2020 kanë në plan të krijojnë një fond për mbështetje momentale, fond ky që do t’u dedikohet viktimave të dhunës në familje, familjeve  që strehojnë fëmijë, e të tjera.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending