Connect with us

Ferizaj

Haliti e Svarqa të bindur për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje

Published

on

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, parti këto që po tentojnë të arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë së re, thonë se nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëqeverisje vetëm sa nuk ka ndodhur.

“Ne jemi të bindur se do të arrihet marrëveshja e koalicionit dhe i kemi konsideruar normale këto bisedime pasi është vendosur një standard i ri në aspektin e marrëveshjeve politike, pasi për herë të parë në Kosovë ka ndodhur një harmonizim i programeve qeverisëse që në të kaluarën s’ka qenë një praktikë e tillë pasi është biseduar vetëm për ndarjen e pozitave në qeveri. Unë besoj se shumë shpejtë do të kemi një marrëveshje dhe do të organizohet ceremonia e nënshkrimit të koalicionit. Qytetarët janë duke pritur, por unë kam shpresë dhe besim që shumë shpejtë do të arrihet”, tha Enver Haliti nga LVV.

“Realisht marrëveshja është para nënshkrimit, janë paraprakisht edhe disa konsultime intensive të nevojshme për krijmin e një partneriteti të qëndrueshëm me synim të një qeverie stabile dhe në bazë të rezultatit zgjedhor me përmasa të balancimit në kuadër të një partneriteti më afatgjatë se një mandat dhe për ndërrimin e modelit qeverisës në mënyrë që Kosova të jetë ajo që do t’i hap dyert institucioneve ndërkombëtare. Unë jam i sigurt se nuk do të ketë asnjë pengesë drejt realizimit të kësaj marrëveshje aq shumë të pritshme nga qytetarët”, tha Muharrem Svarqa nga LDK.

Teksa Haliti thotë se posti i presidentit nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes, Svarqa thekson se LDK-ja do ta marrë këtë post.

Është njëra ndër pikat që ka pasur mospajtime deri tani, por ne kemi besim të plotë që edhe kjo çështje do të kalohet, ndoshta nuk do të jetë pjesë e kësaj marrëveshje politike, por do të ketë një dakordim mes partnerëve se si  do të procedohet me zgjedhjen e presidentit në vitin 2022 kur edhe skadon mandati i presidentit aktual“, tha Haliti.

Nuk ka lëshuar pe, përkundrazi LDK-ja është ajo e cila do ta ketë presidentin në mandatin e ardhshëm pas skadimit të presidentit aktual. Të gjitha vendimet që merren përmes Kuvendit  do të jenë temë e realizimit të kësaj marrëveshje duke përfshirë këtu edhe pozitën e presidentit”, tha Svarqa.

Seanca konstituive e Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Kosovës është caktuar për 24 dhjetor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending