Connect with us

Ferizaj

Të rinjtë e Ferizajt ndihmojnë skamnorët

Published

on

Këto pako janë bërë gati për t’iu shpërndarë familjeve nevojtare.  Të gjitha këto janë grumbulluar nga  Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt që kryesohet nga Vanesa Sadriu, e cila tashmë e ka bërë traditë që në festa të gëzoj familjet nevojtare.

Sadriu tha se  bashkë me donatorë e biznese të ndryshme, për këto festa të fundvitit do të ndihmojnë mbi 1 mijë familje nga rajoni i Ferizajt.

Që tri vite radhazi në prag të festave u ndihmojmë familjeve skamnore në Ferizaj ku tani me përkahjen e donatorëve e bizneseve kemi arritë me deportu edhe jashtë Ferizajt. Për secilin vit që e marrim këtë inciativë rritet numri i familjeve, para 3 viteve kemi pasur 12 familje, kurse tani ky numër është shumë më i madh. Familjet i përzgjedhim në Entin Social, ato verifikohen nga ne dhe më pas marrim të dhëna sa anëtarë janë për t’u ndihmuar“, tha Sadriu.

Ajo tha se përveç produkteve ushqimore, në pako fusin edhe veshëmbathje e artikuj higjenik.

Duke marrë parasysh që jemi në prag të festave të fundvitit mundohemi pak a shumë me ua mbush sofrat këtyre familjeve që të paktën atë natë mos me ndje mungesën nëpër familjet e tyre. Përveç ushqimeve mundohemi që me u dërgu sa më shumë ushqim, por edhe produkte higjenike që të paktën për disa muaj të mbulohen nevojat e këtyre familjeve”, tha Sadriu.

Kryetarja e Kuvendit të të Rinjve të Ferizajt, tha se gjatë përzgjedhjes së familjeve  kanë parë që shumë nga to jetojnë në gjendje të mjerueshme.

“Gjithë kjo lodhje  e jona që bëhet një muaj rresht shpërblehet kur fillojmë shpërndarjen e këtyre ndihmave. Gjendja  e tyre është e tmerrshme dhe presin vetëm kur shkojmë ne, na presin me padurim. Unë gëzohem që po rriten ndihmat për familjet skamnore, por nuk gëzohem që po rritet numri i familjeve skamnore, por sidoqoftë neve na mbetet me iu ndihmu sa herë të është nevoja”, tha  Sadriu.

Familjet përfituese janë kryesisht nga fshatrat e Ferizajt, Shtimes, Kaçanikut, Vitisë dhe Klinës , ndërsa vlera e një pakoje Sadriu tha se kalon mbi 50 euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Trending