Connect with us

Ferizaj

Mesazhe paqeje dhe tolerance për Krishtlindje

Published

on

Sot besimtarë katolik nga e gjithë bota kanë festuar festën e Krishtlindjes. Me këtë rast, famulltari i kishës “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, uroi të gjithë ata që festojnë lindjen e Jezu Krishtit.

“Jeta e njeriut sfidohet sikur edhe e jona tash nga sfida të ndryshme dhe mesazhi im është që të lejojmë të vijë paqja sepse princi i paqes është Jezusi në zemrën e secilit njeri vullnetmirë e paqja vjen në mospajtimin me të keqën, në mospajtim me mëkatin i cili është shkëputje nga dashuria, prandaj përgatitja e zemrave tona, e mendjes, reflektimi jonë për të mirën është mesazhi në të cilin Krishti qëndron dhe dëshiron që ai të aplikohet në zemër dhe në jetën e secilit njeri vullnetmirë. Pra, uroj Krishtlindjen gjithë botës së krishterë dhe gjithë njerëzve të vullnetit të mirë”, tha Don Viktor Sopi.

Për urimin e kësaj feste në kishën “Engjëlli i Rojës” u mirëpritën zyrtarë të institucioneve lokale, të Bashkësisë Islame dhe  përfaqësues të partive politike në Ferizaj, të cilët uruan të gjithë besimtarët e krishterë për këtë festë.

“Gjithmonë festat na kanë bashkuar që të urojmë me këtë rast bashkëqytetarët tanë që janë të komunitetit krishterë për festën e Krishtlindjeve. Sigurisht i urova edhe në emër të institucionit, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Ferizajt të cilët i përfaqësoj me urimet më të mira sepse festa, respektivisht Krishtlindjet, janë simbolikë e ngadhënjimit të së mirës, e ngadhënjimit të shpresës për gëzimin dhe ditë kur jepen mesazhet e paqes dhe të dashurisë”, tha Agim Aliu.

“Lidhja Demokratike dëshiron që ta uroj të gjithë komunitetin katolik për shumë mot Kërshëndellat si njërën nga festat më të rëndësishme e cila natyrisht kultivon edhe ndjenjën e tolerancës, humanizmit, mirësisë, dashamirësisë, begatisë kështu pranë sofrave që shënojnë këtë festë”, tha Muharrem Svarqa nga LDK.

“Toleranca në mes të shqiptarëve ka qenë me shekuj dhe do të vazhdoj të jetë, sepse shqiptarët nuk i ka ndarë feja asnjëherë, shqiptarët janë një, pavarësisht që kanë shumë fe dhe është një pasuri e kombit shqiptarë kjo dhe tani më është bërë traditë që të festojmë bashkërisht në të gjitha festat e tyre që janë të ndërsjella qoftë Krishtlindjet, qoftë Pashkët, qoftë Bajrami dhe besoj që kjo është pasuri e kombit shqiptarë dhe përmes kishës sot i urojmë të gjithë komunitetin katolik festën e Krishtlindjeve”, tha Xhavit Zariqi nga AAK.

“Çdo festë e ka specifikën e saj, mirëpo ne si traditë e kemi traditë të mirë ku e ndajmë me njëri tjetrin edhe në festat të cilat nuk i takojnë besimit të tyre, mirëpo vijmë ndajmë gëzimin ashtu siç e ndajmë edhe hidhërimin kur ka ndonjë rast siç ishte rasti i fundit me tërmetin që ndodhi në Durrës, ky solidaritet, afërsi që është ofruar nga të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim të fesë”,  tha Valon Ramadani nga LVV.

Përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame dhe të Policisë në Ferizaj, thanë se është kënaqësi të shohësh harmoninë në mes komuniteteve fetare në këtë qytet.

“Ne ishim sot këtu për të uruar festën e Krishtlindjeve dhe kjo dëshmon edhe një herë që ne kemi raporte të mira, fundja jemi vëllezër për nga gjuha, kultura, tradita dhe kjo sa herë që vijnë festat neve na bashkojnë dhe kjo tregon tolerancën që kemi në mes vete, tregon paqen dhe dashurinë që kemi, në emër të kryetarit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, Bujar Hasani uroj festat për shumë mote dhe shumë gëzime”, tha Naim Rexhepi nga KBI.

“Ferizaj çmohet, ka vlerë me tolerancën fetare, është një ndër qytetet që jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë që i ka ato karakteristikat, vetitë e saj që dallon nga vendet e tjera, kështu që edhe unë në emër tim personal, por edhe në emër të policisë ia uruam festën e Krishtlindjes komitetit katolik”, tha Emin Beqiri nga PK.

Gjatë vizitës kryetari Aliu bëri të ditur nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me instuticionet qendrore, me deputet të Kuvendit Komunal dhe me Drejtorinë e Kulturës së Ferizaj për renovimin e kishës katolike “Engjëlli i Rojës”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending