Connect with us

Ferizaj

Gjoba për personat që nuk i rregullojnë rrugët të cilat i dëmtojnë gjatë punimeve

Published

on

Rrugët publike të Ferizajt shpeshherë po dëmtohen pas ndërhyrjes në to nga kompani të ndryshme të ndërtimit apo edhe vet qytetarë. Për këtë çështje, drejtori i Infrstrukturës në komunën e Ferizajt, Arbër Bytyçi, tha se është obligim i të gjithë atyre që ndërhyjnë në to t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme.

“Është obligim i secilit që ndërhynë qoftë person fizik, person juridik, kompani e ndryshme që ta kthej komplet gjendjen ku bëhet intervenimi, ta kthej në gjendjen e mëparshme në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Çdo prishje më pas nga ajo ose çdo mosrregullim, moskthim i gjendjes së mëparshme sanksionohet me gjoba nga inspektorati i komunës së Ferizajt dhe inspektoratet e Republikës së Kosovës, kjo është e rregulluar me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës”, tha Arbër Bytyçi.

Njëra ndër kompanitë që është duke bërë ndërhyrje në rrugët e Ferizajt është edhe KEDS, e cila është duke vendosur linja të reja nëntokësore të energjisë elektrike. Për ndërhyrjet në to, Bytyçi tha se duhet të përkujdeset KEDS-i.

“Punët janë duke u kryer, ne u kemi lëshuar lejet në bazë të rregulloreve në fuqi që janë. Drejtoria e Urbanizmit u ka lëshuar leje për realizimin e këtij projekti, gjegjësisht këtij investimi, mbetet në përgjegjësinë e KEDS-it në ato zona ku bëjnë intervenime, gjegjësisht ndërhyrjet në rrugë, kthimin edhe në gjendjen e mëparshme, është obligim i KEDS-it në kuadër të lejes që i kemi lëshuar. Është investim shumë i rëndësishëm për qytetin dhe qytetarët e Ferizajt. Po besoj që tashmë edhe për shkak të kushteve atmosferike në disa zona nuk janë kthyer, mirëpo pas përmirësimit të kushteve atmosferike, KEDS-i do të vazhdoj me dinamikën e paraparë të punimeve. Po ashtu, kemi formuar edhe një komision profesional për mbikëqyrjen e punëve ndërtimore se a do të kthehen apo nuk do të kthehen në gjendjen siç kanë qenë rrugët të cilat dëmtohen nga punimet që i zhvillon KEDS-i”, tha Arbër Bytyçi.

Ndërsa, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, përmes telefonit tha se KEDS-i do të bëj asfaltimin e rrugëve në të cilat ka ndërhyrë gjatë punimeve me fillimin e ngritjes së temperaturave.

“Po, sigurisht, KEDS-i të gjitha rrugët në të cilat i ka hapur kanalet do t’i kthej në gjendjen  e mëparshme, por këto fatkeqësisht nuk jemi në sezonën kur mund të shtrohet asfalt, mirëpo me të ardhur sezona, përkatësisht andej nga fillimi i ngrohjes së kohës ne sigurisht që do t’i kthejmë të gjitha në gjendjen siç kanë qenë më herët. E kemi bërë mbylljen e përkohshme për disa për shkak se ka pasur ankesa të shumta, mirëpo nuk mund ta bëjmë mbylljen e përhershme të këtyre për shkak se është situata se si është, është stina e ftohtë ku nuk preferohet të shtrohet asfalt dhe sigurisht që me të ardhur koha e ngrohtë ne do të veprojmë”,  tha Viktor Buzhala.

Në Drejtorinë e Infrastrukturës në Ferizaj, njoftuan se të gjitha kompanitë apo qytetarët që ndërhynë nëpër rrugë publike gjatë kryerjes së punëve të ndryshme do të gjobiten nëse nuk i rregullojnë rrugët siç kanë qenë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Valon Aliu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim, Valon Aliun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklit.

Ajo u vra nga i pandehuri Aliu me tre plumba, më 12 prill të vitit 2024, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Valon Aliu është gjetur fajtor dhe është dënuar me 22 vite burgim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”,  një (1) vit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  si dhe dy (2) vite për veprën penale kanosja.

Të pandehurit për tri vepra penale, gjykata i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024.

#

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë për rindërtim të shtëpisë së djegur

Published

on

Skender Maloku nga fshati Kosinë i Ferizajt, bën apel për ndihmë financiare ose materiale për rindërtimin e shtëpisë së tij, e cila tërësisht u kaplua nga zjarri më 31 mars 2026.

Qytetarët dhe bizneset vullnetmirë mund ta kontaktojnë familjen e dëmtuar në numrin e telefonit 044 556 823.

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin çantën me revole nga një veturë në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes me forcë nga një veturë në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur, me forcë, i kanë dëmtuar xhamin e veturës viktimës dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletën me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).

Rasti u raportua të ketë ndodhur të enjten, më 02.04.2026, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Continue Reading

Trending