Connect with us

Kosovë

Komuniteti ashkali pa përfaqësues në qeveri

Published

on

Për herë të parë që nga paslufta komuniteti ashkali nuk do të jetë i përfaqësuar në Qeverinë e Kosovës.

 Ishte dje deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, i cili është edhe kryetar i kësaj partie, ai që nuk e votoi qeverinë e re të Albin Kurtit, duke mbetur kështu në opozitë.

Qazim Rrahmani, kryetari i PAI-së në Ferizaj, thotë se deri në momentin e fundit ishin në bisedime me koalicionin qeverisës, mirëpo nuk arritën marrëveshje duke bërë kështu që të mbesin në opozitë.

 “Pas certifikimit të zgjedhjeve ne kemi ofruar kërkesat tona për t’u bërë pjesë e ekzekutivit me partitë fituese LVV-LDK, normalisht parimi i PAI-së ka qenë që të kemi një pjesëmarrje më të madhe në ekzekutivin e qeverisë dhe një përfaqësim më të mirë pasi komunieti ashkali është i shkelur nga të gjitha qeveritë në aspektin e përfaqësimit në ekzekutiv për arsye që gjithmonë pozitat ministrore dhe zëvendësministrat kanë pasur më shumë komunitetet e tjera krahasuar me komunitetin tonë. Për ne nuk ka qenë edhe shumë parim pozita sa ka qenë parim që të përmirësohet gjendja e komunitetit tonë dhe normalisht ata kanë pasur zotime në mënyrë deklarative, por nuk ka pasur diçka me shkrim që do të ishte bindëse për ne që të jami pjesë e qeverisë, ne edhe në ditën e fundit të seancës jemi munduar në momentet e fundit që të gjejmë një gjuhë të përbashkët, por në fund nuk arritëm të gjejmë atë dhe tani jemi pjesë e opozitës momentalisht”, tha Rrahamani.

Rrahmani, beson se mandatari i ri nuk do të lë anash komunitetin ashkali, përkundër që përfaqësuesi i tyre në Kuvend nuk e votoi qeverinë e re. 

“Unë besoj që ata e njohin mirë gjendjen e komunitetit tonë dhe për shkak se ka ndarje në ideologji politike nuk besoj se  duhet t’i dënojnë qytetarët pse ne nuk jemi pjesë e pozitës dhe mos të kenë qasje më të mirë për këtë komunite, unë shpresoj dhe besoj se ata do të kenë qasje të drejtë me të gjithë qytetarët pavarësisht se liderët tanë janë pozitë apo opozitë, shteti i Kosovës është formuar në bazë të etnicitetit dhe në Kushtetutën e saj për të drejta të barabarta për të gjithë dhe besoj se kjo do të respektohet“, tha Rrahmani.

Kryetari i PAI-së në Ferizaj dhe  ish-zëvendësministri në tri mandate qeverisëse,  u shpreh se do të ngrisin zërin e tyre për të përmirësuar mirëqenien e këtij komuniteti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Avokati i Popullit kërkon pezullimin e vendimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Published

on

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pezullimin e vendimeve që kanë të bëjnë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike (V_2697_2025 dhe V_2698_2025), deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve.

Avokati i Popullit thekson se Vendimi për rritjen e tarifave ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut, duke rënduar veçanërisht grupet më të cenueshme dhe familjet në asistencë sociale. Kjo situatë ngrit shqetësime serioze për përballueshmërinë ekonomike të qytetarëve dhe qasjen e barabartë në shërbimet bazë.

Avokati i Popullit vë në pah mungesën e koordinimit institucional dhe nënvizon se këto vendime janë marrë në një moment boshllëku institucional – pa Kuvend të konstituuar dhe pa Qeveri të mandatuar, gjë që ka ndikuar në mungesën e debatit të nevojshëm publik dhe institucional për çështje që janë me rëndësi jetike për qytetarët.

Avokati i Popullit rikujton se Qeveria e Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, mban përgjegjësi për garantimin e interesit publik, sigurimin e qasjes të barabartë dhe përfshirjen sociale në politikat energjetike. Vendimet që prekin në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë mirëqenien e qytetarëve duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të bazuara në analizë të thelluar sociale dhe të ndërmerren vetëm në kohë kur institucionet janë funksionale dhe të koordinuara për të mbrojtur interesin e përgjithshëm shoqëror.

Avokati i Popullit thekson nevojën që organet e pavarura si ZRrE, duhet të kenë përgjegjësi të shtuar, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet përkatëse, sidomos kur vendimet prekin interesin publik në masë të madhe.

Continue Reading

Kosovë

Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë në Izrael pa viza

Published

on

Qytetarët e Kosovës nga 5 maji 2025 do të mund të udhëtojnë në Izrael për qëllime turistike pa viza.

Kështu ka njoftuar ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën X.

Megjithatë, së paku 72 orë përpara udhëtimit, shtetasit e Kosovës duhet të pajisen me një Autorizim Elektronik për Udhëtim (ETA-IL), i vlefshëm për qëndrime deri në 90 ditë për çdo vizitë. ​

Procesi i aplikimit për ETA-IL kryhet në mënyrë elektronike përmes faqes zyrtare të autoriteteve izraelite https://israel-entry.piba.gov.il/learn-about/

Continue Reading

Kosovë

Dështon edhe për herë të tetë konstituimi i  Kuvendit

Published

on

Ka përfunduar pa sukses edhe përpjekja e tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti t’i merr 61 votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Në vazhdimin e sotëm të seancës, Haxhiu mori 54 vota për, kundër ishin 44 dhe 3 deputetë abstenuan.

Edhe para votimit të sotëm, nga PDK-ja thanë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun pasi kandidaturën e saj nuk e konsiderojnë bashkuese derisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se vetëm një ndërrim i kandidatit për kryeparlamentar mund të sjellë zhvillime të reja.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se ai bashkë me dy deputetet e kësaj partie abstenuan në votim duke theksuar se partia e tij do të japë kontributin maksimal për të shmangur zgjedhjet, por nuk i përjashtoi ato si opsion të fundit në mungesë të një zgjidhjeje tjetër.

LDK-ja ka vazhduar me qëndrimin e saj se nuk do ta votojë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, tha deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Arben Gashi.

Në anë tjetër, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ka deputetë individualë të partive tjera që kanë shprehur dëshirë që të votojnë për Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por që kjo, sipas tij,  nuk po iu lejohet nga partitë e tyre.

Vazhdimi i seancës mbahet të enjten me fillim në ora 10:00.

Continue Reading

Trending