Connect with us

Ferizaj

Shoqëria civile dhe opozita: Ndërrimi i shefit të Prokurimit në mënyrë jotransparente

Published

on

Ka  më shumë se  dy javë që udhëheqësi i Zyrës së Prokurimit në Ferizaj, Fehmi Reka, nuk është duke menaxhuar me këtë zyrë, pas ndryshimeve që ka bërë në këtë pozitë pushteti i udhëhequr nga Agim Aliu. Ndërrimi i udhëheqësit të Zyrës së Prokurimit në Ferizaj pa ndonjë paralajmërim, po vlerësohet shqetësues nga shoqëria civile, meqë ka të bëj me jotransparencë.

Kenan Gashi nga rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET, thotë se për këtë ndryshim është dashur të njoftohet Kuvendi  Komunal  dhe qytetarët.

“Nuk kemi asgjë të veçantë se çka ka ndodhur dhe pse është tërhequr ky person apo është shkarkuar nga kryetari i komunës. Për fat të keq kemi një izolim total të institucionit dhe kjo mostransparencë ka treguar dhe tregon se as nuk janë të informuar institucionet siç janë Kuvendi, shoqëria civile dhe qytetarët, kështu që një izolim i tillë ka krijuar edhe mosinformimin e duhur. Ne presim ndryshimin pozitiv nëse ka ndodhur ndryshimi për shkaqe të angazhimeve apo ndryshimeve pozitive, por siç kemi informacione është se ka pasur pakënaqësi mes këtyre dy personave për çështje personale. Shoqëria civile ka dilema të vazhdueshme për qeverisjen e dobët, keqpërdorimin e parasë publike, por edhe mosrealizimin e objektivave”, tha Gashi.

Kurse, opozita në Ferizaj konsideron se ndërrimet e zyrtarëve komunal në pozita të caktuara po bëhen pa bazë ligjore. Gëzim Kokollari nga LDK-ja, thotë se sa herë që kryetari nuk po bie në ujdi me zyrtarët e vet për interesa personale, po i shkarkon ata.

“LDK konsideron se ndërrimet që janë bërë që nga fillimi janë  në kundërshtim të plotë me ligjin për shkak se personi që ka qenë dhe që e ka degraduar zotëri Aliu ka qenë një person profesionist i licensuar për këtë punë, por për interesa të tyre e ka bërë dikë tjetër dhe pikërisht edhe tani për interesa për ndarje të kulaçit të tortës siç duket janë prishur dhe kjo ka ndikuar që tani të emërohet një njeri tjetër në këtë pozitë. Megjithatë, ndërrimi i pozitave nuk i arsyeton veprimet e deritanishme të Zyrës së Prokurimit pasi ajo i përgjigjet direkt kryetarit, prandaj përgjegjës për të gjitha të bëmat e kësaj zyre mbeten përgjegjësi e kryetarit të komunës”, tha Kokollari.

 Lidhur me këtë çështje, Televizioni Tema tentoi të marrë një përgjigje nga komuna e Ferizajt, mirëpo ata nuk pranuan të flasin me arsyetimin se është herët të flitet për këtë. Edhe Fehmi Reka, nuk pranoi të flasë para kamerës, mirëpo tha se është larguar nga kjo pozitë pas një marrëveshje që kanë bërë me kryetarin Agim Aliu, por nuk tregoi se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Merret vesh se kryetari Aliu në vend të Rekës ka emëruar zyrtarin e Drejtorisë së Financave, Arsim Osmanin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në një kompani në Ferizaj dëmtoi edhe tri shtëpi familjare

Published

on

Nga një zjarr që shpërtheu më 31 maj në një kompani private në Ferizaj, përpos dëmeve në objektin afarist janë dëmtuar edhe tri shtëpi familjare të pronarit të kësaj kompanie.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se nga zjarri që shpërtheu rreth orës 23:10, vlera e dëmeve në objekt afarist dhe shtëpitë e përfshira është e konsiderueshme, derisa rasti është duke u hetuar.

Ferizaj / 31.05.2026 – 23:10.

Më 01.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se zjarri i cili kishte shpërthyer me datën e lartcekur në kompaninë e tij, përveç dëmeve tek lokali, dëme ishin shkaktuar edhe tek tri shtëpi të familjarëve të tij ku vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Konfiskohen dy motoçikleta dhe ndëshkohen drejtuesit e tyre në Ferizaj

Published

on

Të dielën, më 31.05.2026 rreth orës 15:15, Policia në Ferizaj ka ndaluar dy drejtues motoçikletash, të cilët po qarkullonin në rrugën “Shaban Viça”, në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Ndaj personit me inicialet R.M. (25 vjeç) është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, si dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh heqje e patentë-shoferit. Po ashtu, ai është gjobitur edhe me 200 euro për qarkullim me motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Edhe ndaj personit me inicialet A.V. (25 vjeç) janë shqiptuar të njëjtat masa: 500 euro gjobë për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, tre muaj heqje e patentë-shoferit, si dhe 200 euro gjobë për motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt, policia ka konfiskuar edhe të dy motoçikletat.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për posedim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të kokainës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit të veturës në të cilën ishin të dyshuarit, janë gjetur 5.79 gramë kokainë, kurse më pas, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 26.09 gramë të tjera të kësaj substance narkotike.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të hënën mbrëma, më 25.05.2026, rreth orës 21:30 në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending