Connect with us

Ferizaj

”Caritas Kosova” ndihmon qendrën këshilluese ”Këshillimi”

Published

on

Organizata ”Caritas Kosova” do t’i dalë në ndihmë qendrës këshilluese e cila udhëheqet nga psikologia Arjeta Musliu, qendër kjo që është hapur për t’iu dialë në ndihmë përdoruesve të narkotikëve.

Përmes një momerandumi bashkëpunimi, ”’Caritasi” do t’i punësoj dy psikologe në këtë qendër.  Drejtori i kësaj organizate Don Viktor Sopi, tha se misioni i ”Caritas”-it është t’u dalë në ndihmë pikërisht këtyre qendrave.

“Caritasi i Kosovës në epiqendër të veprimit ka njeriun dhe ne kemi takuar Arjeta Musliun që ka këshillimoren për personat e kapluar nga mjetet narkotike, jemi munduar që të ndihmojmë me një psikologe dhe zëvendëspsikologe ku ato i trajtojnë rastet e tilla. Dinjiteti i njeriut është i barabartë me çdo njeri, ata në hapin e gabuar që kanë bërë është përgjegjësi e shumëfishtë prandaj “Caritasi” mundohet të jetë mbështetës edhe në këtë punë që bënë Arjeta”, tha Sopi.

Kurse, udhëheqësja e Qendrës Këshilluese ”Këshillimi”, Arjeta Musliu, u shpreh se kjo mbështetje ka qenë shumë e nevojshme, gjë që  e pret edhe nga organizata e institucione të tjera.

“Don Viktori një ditë na vizitoi dhe na premtoi se do të na ndihmojë, sinqerisht nuk e prita kaq shpejt se ka me ndodhë, për qendrën tonë çdo lloj mbështetje është e nevojshme duke e parë numrin e të interesuarve që po kërkojnë ndihmë dhe nevojat që i kemi për mbështetje si ekip për me u realizu ne si staf, mbështetjen që na e ka ofruar “Caritasi” e  vlerësoj shumë dhe ka qenë shumë e domosdoshme, mua më është lehtësuar shumë pasi dy paga janë mjaftë shumë për mua”, tha Musliu.

Musliu bëri të ditur se që nga hapja e kësaj qendre, nga këshillat që jepen aty, 11 persona janë distancuar nga përdorimi i narkotikëve.

“11 persona ia kanë dalur hapit të parë apo betejen e luftës së parë duke iu falënderuar dëshirës së tyre për të dashur vetën, janë 11 abstenues, madje i kemi aktivizuar edhe me punë ata, njëri nga ta ka filluar me punë, poashtu edhe një studentit ia kemi financuar studimet dhe është duke vazhduar ato, poashtu edhe një vajzë është punësuar në një veprimtari dhe mendoj që kjo është përkrahja”, tha Musliu.

Musliu tha se numri i përdoruesve të narkotikëve që kërkojnë këshilla është çdo ditë në rritje. Ajo tregoi se aktualisht aty janë duke u trajtuar 200 persona, kurse 100 të tjerë janë duke pritur në radhë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending