Connect with us

Ferizaj

Me staf të reduktuar administrata komunale ofron shërbime për qytetarë

Published

on

Qytetarët e Ferizajt mund të marrin shërbimet e nevojshme në administratën komunale të Ferizajt.

Edhe pse në numër më të vogël, punonjësit sot po kryenin punën e tyre sikur ditëve të tjera të zakonshme.

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në këtë komunë, Albion Sherifi, tha se puna në administratën komunale është duke vazhduar normalisht, vetëm se me numër të reduktuar të zyrtarëve administrativ, ashtu siç ka kërkuar Qeveria e Kosovës.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk paralizon gjithë administratën shtetërore por kufizon në nivelin esencial, kështu ka vepruar edhe komuna e Ferizajt, me gjithë kufizmet që janë bërë në ofrimin e shërbimeve megjithatë shërbimet komunale ofrohen, meqenëse mungojnë një pjesë e punëtorëve, janë të lejuar në pushim, shërbimi komunal vazhdon të ofrohet, janë shërbimet e ofiqarisë, tatimit në pronë dhe zyra pritëse, por edhe nëpër drejtoritë komunale ekzistojnë stafe të caktuara, edhe pse të reduktuara, që ofrojnë shërbimet”, tha Sherifi.

Sherifi theksoi se komuna e Ferizajt është  duke zbatuar të gjitha masat  e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

“Në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e virusit COVID-19 komuna e Ferizajt ka zbatuar në mënyrë strikte të gjitha masat e deleguara nga ana e Qeverisë së Kosovës. Përveç kësaj ka ndërmarrë edhe masa vetanake, në këtë rast ka bërë dezinfektimin e të gjitha hapësirave publike, po ashtu vazhdimisht është duke u bërë  dezinfektimi i objekteve shëndetësore, ku ekspozimi ndaj këtij virusi mund të jetë më i lartë”, tha Sherifi.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19. Ndër to është mbyllja e kafeneve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare (përjashtuar barnatoret dhe marketet brenda tyre), mbylljen e tregjeve të kafshëve dhe automjeteve.

Përveç këtyre operatorëve, operatorët e tjerë ekonomikë mund të punojnë, por duke respektuar vendimin e qeverisë që bizneset të marrin masa, si mbajtja  higjienike, të dezinfektohet hapësira, punonjësit të pajisen me pajisje personale mbrojtëse, të sigurohet që në secilin moment brenda lokalit të ketë maksimalisht aq njerëz sa të mund të mbahet distanca minimale prej një metër në mes të njerëzve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending