Connect with us

Ferizaj

Qeveria: Hapni bizneset që lejohen – respektoni udhëzimet e IKSHP-së

Published

on

Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Ekonomisë e Tregtisë (MEPTINIS) ka njoftuar qytetarët, pronarët e bizneseve dhe institucionet për detajet e masave që u ndërmorrën për parandalimin e COVID-19, si dhe për procedurat e sigurisë dhe modifikimet e duhura që bizneset dhe institucionet duhet t’i ndërmarrin gjatë kohëzgjatjes së kësaj situate, në mënyrë që të zvogëlohen mundësitë e përahapjes së virusit COVID-19.

Ky sqarim vjen pasi shumica e bizneseve në Kosovë, ndaluan tërësisht veprimtaritë e tyre me vullnet apo me kërkesë të institucioneve komunale, edhepse ato nuk ishin në listën e bizneseve të ndaluara gjatë kësaj faze. Komunikatën e MEPTINIS të RKS po e publikojmë në tërësi:

” Inspektorati i Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, ka nxjerrë këto udhëzime për zbatimin e vendimeve të Qeverisë lidhur me situatën e koronavirusit:

[1] Rregullimi i lokalit: të merren masa higjienike, të dezinfektohet, punonjësit të pajisen me pajisje personale mbrojtëse (sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë), të sigurohet që në secilin moment brenda lokalit të ketë maksimalisht aq njerëz sa të mund të mbahet distanca minimale prej një metër në mes të njerëzve. (t’u shpjegohet me fjalë!)

[2] Përveç kafeneve, bareve, pabeve, restoranteve, qendrave tregtare (përjashtuar farmacitë/barnatoret dhe marketet brenda tyre), tregjeve të kafshëve dhe automjeteve, operatorët e tjerë ekonomikë mund të punojnë. GJITHSESI TË SIGUROHEN SE KUSHTET E PIKËS 1 JANË TE PLOTËSUARA!

Gjithashtu, kompanitë specifike (shërbime komunale, financiare, komunikime elektronike) mund të ofrojnë shërbime deri në një masë të domosdoshme, por me orar e staf të reduktuar. Paraprakisht, duhet të sigurohen se një pjesë të operacioneve i kanë kaluar në kanale elektronike. GJITHSESI TË SIGUROHEN SE KUSHTET E PIKËS 1 JANË TE PLOTËSUARA!

[3] Operatorët ekonomikë me ofertë mikse,  shitje dhe shërbim, DUHET vetëm të shesin, kurse shërbimi duhet të ndalohet. Për shembull: furrë buke (shet gatojca dhe i shërben brenda lokalit), byrektore (shet dhe shërben), qebaptore, pastiçeri/ëmbëltore, gjellëtore, ushqimore të tjera; pika të karburantit (shesin karburant, lubrifikantë, pajisje përcjellëse, por edhe kanë kafiteri e gjellëtore), autolarje dhe operatorë të ngjashëm, që edhe shesin produkte edhe shërbejnë. GJITHSESI TË SIGUROHEN SE KUSHTET E PIKËS 1 JANË TE PLOTËSUARA!

[4] Prodhuesit mund mos të ndalojnë prodhimin, por detyrimisht të marrin masa të organizimit në punë: – ndërrime (turne), për te reduktuar numrin e njerëzve që qëndrojnë në prodhim; – të sigurohet distanca minimale prej 1 metër, gjatë gjithë kohës.

Ndalohet qëndrimi i personave të tjerë në lokalet afariste, përveç shitësit dhe blerësve. Personat përgjegjës të operatorit ekonomik obligohen që brenda objektit afarist të sigurojnë që distanca në mes personave prezent në lokal të jetë së paku 1 metër. Personat e tjerë duhet të lihen jashtë dhe të presin në radhë.

***

MEPTINIS përsërit thirrjen qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, përveçse kur e kanë të domosdoshme, dhe që t’i ndjekin veçanërisht udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pa panik! Me kujdes të shtuar, me vetëdisiplinë e solidaritet do të triumfojmë! ” – përfundon komunikata e MEPTINIS të RKS.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending