Connect with us

Ferizaj

Asnjë i dyshuar me COVID-19 nuk është paraqitur në institucionet shëndetësore të Ferizajt

Published

on

Në komunën e Ferizajt nuk është paraqitur ndonjë rast i ri i infektuar me koronavirus, përveç një të riu nga fshati Bibaj, i cili me të ardhur nga Gjermania është transferuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se në institucionet shëndetësore të këtij qyteti nuk është paraqitur asnjë qytetar i dyshuar me virusin Covid-19.


“Në 24 orët e fundit në Spitalin e Ferizajt, por edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar apo me shenja dhe simptoma që korrespondojnë me virusin, kështu që për momentin mund të themi lirisht që gjendja është stabile, por të shohim tani periudha e inkubacionit sa do të na bëj telashe në këtë drejtim, mirëpo Ferizaj qëndron mirë për momentin sa i përket kësaj pandemie”, tha Zeqiri.


Megjithëkëtë, në numrin 194 që është vënë në dispozion për qytetarët, Zeqiri tha se është lajmëruar një qytetare nga Ferizaj e cila ka dyshuar se është prekur nga koronavirusi pas simptomave që i janë shfaqur, por pasi është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë ka rezultuar negative.


“Është duke pasur thirrje në numrin 194, ku çdo thirrje adresohet tek ne dhe jepen rekomandime, qytetarët janë duke marrë informacione direkt nga kjo thirrje, po ashtu edhe rekomandime nëse ka ndonjë anamnezë pozitive për qytetarët të cilët kanë qenë jashtë shtetit, atyre janë duke iu dhënë rekomandime për vetizolim, nëse ka simptoma klinike ekipa jonë mobile i viziton, po ashtu jemi në lidhje direkte edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, çdo rast të dyshuar ne e dërgojmë në Qendrën Klinike Infektive ku aty fillon marrja e mostrave për verifikim nëse është pozitv apo jo. Nga këto thirrje kemi pasur raste për vetizolim, ndërsa sa i përket dërgimit pas thirrjes në qendrën e thirrjeve e kemi pasur një rast para dy dite të gjinisë femër është dërguar në klinikë aty është hospitalizuar, mirëpo në bazë të informacioneve që i kemi ka dalur negative”,tha Zeqiri.


Drejtori i Spitalit të Ferizajt, edhe një herë kërkoi nga qytetarët që të marrin parasysh rekomandimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, pasi tha se këto ditë janë vendimtare në përballjen me virusin Covid-19 .


“Apeli i jonë i vetëm është që e vetmja mundësi për të dalë nga kjo situatë është parandalimi, ndërsa prandalimi është mbajtja e distancës, pastrimi i duarve dhe qëndrimi në shtëpi, tjetër parandalim nuk ekziston jo vetëm tek ne por në gjithë botën, sa më shumë t’i respektojmë këto rekomandime më lehtë e kemi me kalu këtë gjendje. E kanë thënë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, por edhe ekspertët epidemiologjik që këto dy javë që po hymë janë vendimtare dhe apeli i jonë është të respektojmë rekomandimet. Unë jam duke i përcjell dhe shtetet e regjionit, aty është duke u rritur numri i të prekurve, unë nuk po dua të shkaktoj panik, por po dua me kriju një vigjilencë që të respektohen këto rregulla, pasi duke i respektuar rregullat do të dalim faqebardhë”,tha Zeqiri.


Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 71.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending