Connect with us

Ferizaj

Infektologu Hetemi: Moti i ftohtë favorizon koronavirusin

Published

on


Reshjet e borës që kanë filluar këto ditë e shtojnë edhe më shumë rrezikun nga pandemia Covid-19. Kështu thotë infektolgu në Spitalin e Ferizajt, Kadrush Hetemi.

Hetemi tha se ulja e temperaturave e favorizon edhe më shumë koronavirusin, prandaj qytetarët duhet të rrisin vigjilencën gjatë këtyre javëve.


“Koha më e mirë është më nxehtë me qenë, kur janë temperaturat mbi 20 gradë, po ashtu temperaturat kur të jenë më të larta edhe gjatë natës. Ne në vend i kemi 63 raste të konfirmuara dhe gjerësa të kemi vetëm edhe një burim të vetëm ne jemi të rrezikuar, nuk shërohet sëmundja derisa kemi burime, prandaj me qëndru në shtëpi është më e mira. Virusi nuk ka këmbë për me ardhë, ne lëvizim dhe e rrezikojmë vetvetën, prandaj masa më e mirë këto 4 javë të rrimë sa më shumë në shtëpi dhe të ketë dalje sa më pak, të paktën vetëm një familjar të dalë për blerje, pasi këto 4 javë është piku i rrezikut, moti i ftohtë e favorizon më shumë këtë virus”, tha Hetemi.


Hetemi thotë se edhe gripi sezonal mund të jetë shkaktar i vdekjes, porse dallimi në mes tij dhe koronavirusit qëndron tek përhapja më e madhe dhe më e shpejtë.


“Edhe virusi i zakonshëm apo gripi sezonal A, edhe ai shkakton vdekje, por ky virus është karakterizuar me një infeksiozitet apo ngjitshmëri shumë të madhe dhe është një grip i ri që nuk ka terapi, por është një vdekshmëri 3% vende vende, siç është në Itali pasi nuk janë marrë masa varësisht prej nivelit të mjekësisë apo kur janë marrë masa më të rrepta disiplinore aty sukseset janë më të mëdha”,tha Hetemi.


Edhe infektologu Hetemi, përsëriti rekomandimet që duhet të ndjekin qytetarët siç është pastrimi i shpeshtë i duarve me sapun apo me alkool, mbajtja e distancës mbi 1 metër, bartja e maskave dhe më e rëndësishmja qëndrimi në shtëpi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Kaçanik me aktivitet sensibilizues për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down

Published

on

Policia e stacionit në Kaçanik organizoi një aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down, policia e stacionit në Kaçanik organizoi një aktivitet të përbashkët me shoqatën Hendikos, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara.

Gjatë aktivitetit, morën pjesë eprorë dhe disa zyrtarë policorë, të cilët udhëhoqën dhe mbikëqyrën disa fëmijë me Sindromën Down.

Fëmijët ishin të veshur me uniforma të policisë junior dhe u mbikëqyrën nga drejtoresha e Hendikos në Kaçanik.

Aktiviteti përfshiu një parakalim të fëmijëve nëpër qytet, ku u shpërndanë fletushka informative për rregullat e trafikut dhe u realizua një kontroll i përbashkët i automjeteve në rrugë.

Kjo ngjarje theksoi rëndësinë e integrimit dhe mbështetjes së individëve me aftësi të kufizuara në shoqëri, të cilët gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me të gjithë të tjerët, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për trafikim të 4 vajzave

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve E.S., nga Lipjani dhe V.H. nga Ferizaj, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “trafikimi me njerëz”.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji gusht i vitit 2024 e deri me datën 15.03.2025, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që e pandehura V.H., në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, duke bashkëpunuar me pronarin faktik të vilave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofronin femra për shërbime seksuale, saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Të pandehurit që nga data 15 mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të trafikimit me njerëz.

Continue Reading

Ferizaj

Goditet me veturë një këmbësor në Dardani – Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Published

on

Një person nga fshati Zllatar i Ferizajt, ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se u godit nga një veturë që ishte në lëvizje në afërsi të fshatit Dardani, në magjistralen Ferizaj – Gjilan.

Policia ka njoftuar se vozitësi i cili dyshohet se e goditi këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në raportin 24 orësh, policia bëri të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Continue Reading

Trending