Connect with us

Ferizaj

Ambasadori gjerman demanton Gazeten Express

Published

on

Ambasadori i Gjermanise ne Kosove, Z. Christian Heldt, i ka reaguar sot portalit Gazeta Express per perkthimin e gabuar te komunikates se tre deputeteve Gjermane. Sipas ambasadorit Heldt, Gazeta Express i ka keqcituar deputetet gjermane, sepse ne perkthimin e publikuar ne kete portal thuhet se “politikanet Gjermane kane kerkuar themelimin sa me te shpejte te qeverise se re ne Kosove.”

Nderkaq, Ambasadori e jep perkthimin korrekt te komunikates se deputeteve te CDU/CSU Johann Wadephul, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, ku thuhet se “deputetet gjermane kane kerkuar qe qeveria e re e Kosoves duhet ta rifitoje besimin e popullit. “

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arratiset i dyshuari për plagosje me thikë të dy personave në Ferizaj

Published

on

Një person dyshohet se ka sulmuar dhe therur me thikë dy të tjerë mëngjesin e sotëm afër objektit të postës qendrore në Ferizaj.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, kurse i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Policia bëri të ditur se është në kërkim intensiv për të dyshuarin dhe se po shikohen kamerat për të ndihmuar në identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

“Sot, rreth orës 07:50, kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ka ndodhur një incident, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, njoftoi Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Hapet rast penal ndaj 32 vjeçarit në Ferizaj për armëmbajtje pa leje

Published

on

Policia në Ferizaj ka nisur procedim penal ndaj një 32-vjeçari, pasi gjatë kontrollit të një automjeti i është gjetur një armë zjarri pa leje.

Rasti ka ndodhur më 9 korrik, rreth orës 19:20, në rrugën “Enver Topalli”, ku njësia e patrullës policore ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Lamborghini.

“Gjatë kontrollit, te pasagjeri, V. S., ( 32 vjeç) kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një armë zjarri,  pistoletë me tetë (8) fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rasti për veprën penale Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni:

Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

Tel: +383 49 172 170

E-mail: selimshabani@prisig-ks.com

Continue Reading

Trending