Connect with us

Ferizaj

Aliu kërkon izolimin e vendeve prej nga vijnë të infektuarit me Covid-19

Published

on

18 rastet e konfirmuara mbrëmë me koronavirus në komunën e Ferizajt, janë raste kontakti me të ndjerin I.Sh nga fshati Sazli, i cili ka ndërruar jetë më 6 prill.

Nga mostrat e marra të 38 personave që kanë pasur kontakt me 65 vjeçarin tashmë të ndjerë, 18 prej tyre që rezultuan pozitiv me Covid-19 janë familjarë dhe kolegë të punës në kampin ”Bondsteel” në Sojevë.


Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se shtabi që kanë formuar ka nisur gjurmimin e kontakteve të këtyre 18 personave.


“Ne si shtab emergjent i komunës së Ferizajt tashmë kemi filluar të gjejmë komunikime të tjera të këtyre 18 personave, për fatin e keq ne mund të konstatojmë se këta 18 persona kanë bërë një komunikim masiv, kanë komunikime të shumta me qytetarë të shumtë dhe jo vetëm me të Ferizajt, por edhe me qytetet të tjera pasi në kampin ”Bondsteel” punojnë edhe punëtorë të qyteteve të tjera dhe duke qenë kështu sigurisht se edhe mundësia e përhapjes do të jetë më e madhe. Ajo që duhet të them është se që të 18 rastet që kanë dalë pozitiv kanë qenë të izoluar nga 6 prilli kur ka ndodhur rasti në Sazli “,tha Aliu.


Aliu tha se vatrat e prekura duhet të izolohen, mirëpo është niveli qendor ai që vendos për një gjë të tillë.


“Nuk janë kompetenca komunale çështja e vendosjes së masës së karantinës, por ajo që ne mund të bëjmë kërkesë edhe si shtab që të shpallen zonat prej nga vinë të prekurit me Covid-19 dhe arsyeja pse unë si kryetar i komunës dhe shtabi emergjent mund të kërkonte dhe kërkon që të jenë këto zona, pasi Ferizaj është qytet i zhvilimit ekonomik dhe sigurisht se karantina e plotë e Ferizajt paraqet një masë shtrënguese, por tash nuk është më në dorën tonë se çfarë do të bëhet me Ferizajn, sepse kjo është në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së është që i gjithë Ferizaj të jetë në karantinë”,tha Aliu.


Sipas kryetarit Aliu 18 personat e prekur nga koronavirusi janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending