Connect with us

Ferizaj

Nisin përgatitjet për hapjen e lokaleve në Ferizaj

Published

on

Meqë nga e hëna është paralajmëruar hapja e ambienteve të gastronomisë në të gjithë Kosovën, kafenetë dhe restorantet në qytetin e Ferizajt janë në proces të përgatitjes për të filluar punën me masat e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtje nga virusi Covid-19.

Amir Ahmeti , menaxher në kafeterinë “Kino Bar & Lounge”, thotë se punën do ta nisin, mirëpo nuk beson se do të kenë klientë për shkak të kufizimit të lëvizjes.

“Po presim me 18 me startu me shërbimin merr me vete edhe pse kjo për neve nuk është aspak e përshtatshme, nuk do të ketë fitim pasi gastronomia apo kafeteritë janë vende publike që e duan tereqillakun, por shpresojmë që qytetarët do t’i respektojnë masat, nuk ka asnjë levërdi me hap lokalin me këto masa, por shpresojmë se shumë shpejtë do të vijnë masat e tjera më lehtësuese”, tha Ahmeti.

Ahmeti thotë se do të shikojnë se si po u shkon puna me këto masa dhe nëse nuk kanë levërdi parashohin reduktimin e  numrit të punëtorëve.

 “Humbjet janë të mëdha për të gjithë, por edhe për neve dhe nëse zgjat kështu do të jetë problem, pasi këtu punojmë 20 persona dhe nëse puna bjen natyrisht duhet me bë reduktime sipas mundësive tona, nëse nuk ka punë normal që duhet me bë një ulje të punëtorëve apo me bë një zgjidhje”, tha Ahmeti.

Përgatitjet për hapjen e pastiçerisë  po i bën edhe Leona Jahiri. Ajo thotë se gjatë kësaj kohe kanë pasur humbje të mëdha, pasi biznesi i saj sapo ishte hapur. Edhe Jahiri thotë se shërbimi merr me vete do të jetë shumë sfidues.

“Biznesi im është shumë i ri sapo patën hyrë në treg dhe ra pandemia, na ka bërë shumë dëme pasi sa e kisha porositur lëdën e parë dhe gjithçka ka shkuar dëm. Prej të hënës ne kemi filluar me u bë gati me hap lokalin, klientët tanë do të mund të marrin ushqimin me vete, por nuk do të jenë të gjitha produktet pasi janë problem mjetet financiare për sigurimin e lëndës së parë meqë dy muaj nuk kemi punuar. Është sfidë për neve pasi nuk ka ndonjë vend në komunën tonë apo park  që mund ta marrin klientët ushqimin dhe me shku me konsumu,  poashtu është edhe koha e pauzës e shkurtër kështu që do të kemi shumë telashe”,tha Jahiri.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë disa rekomandime për funksionimin e ambienteve të gastronomisë gjatë kësaj kohe, e të cilat duhet të respektohen në mënyrë që funksionimi i të gjithë lokaleve të bëhet siç duhet. Para fillimit të punës duhet që çdo ditë të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i lokaleve, aksesorëve dhe pajisjeve, poashtu dhe ventilimi i lokaleve, personeli me klientin duhet të rrijë 1.5 metër larg si dhe dezinfektues duarsh te ketë në hyrje të çdo lokali për klientët.  Rekomandohet poashtu  të shmangen pagesat me para “cash” apo në dorë.

Faza e dytë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit që do të filloj me 18 maj, mes tjerash parasheh nisjen e punës edhe të salloneve të ondulimit në vend. Poashtu, me këtë datë do të hapet edhe tregu me pakicë, tregu i gjelbër, dentistët dhe fizioterapeutët, qendrat e thirrjeve, muzetë dhe galeritë.

Sipas planit të Qeverisë, me fillimin e implementimit të fazës së dytë më 18 maj, do të filloj qarkullimi i trafikut urban dhe ndërurban, por me leje të veçantë.

Ndërsa, më 1 qershor, në fazën e tretë, Qeveria ka planifikuar lejimin e qarkullimit të trafikut urban dhe ndërurban në përgjithësi sikurse kanë qarkulluar më herët.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending