Connect with us

Ferizaj

Qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat përkundër shtimit të numrit të të infektuarve

Published

on

Në mesin e 18 rasteve që rezultuan pozitiv me koronavirus gjatë ditës së djeshme, 9 prej tyre janë nga komuna e Ferizajt.  

6 persona  janë nga Talinoci i Jerlive, ndërsa 3 nga fshati Rahovicë. Të gjithë të infektuarit kanë pasur kontakt me personin që ditë më parë rezultoi pozitiv me këtë virus nga fshati Talinoc i Jerlive. 

Ndonëse këtë javë në Ferizaj janë paraqitur raste të reja me koronavirus, qytetarët e këtij qyteti po vazhojnë të mos u binden urdhërave të Ministrisë së Shëndetësisë që të mbajnë maska, dorëza dhe të mbajnë distancën fzike mbi 1 metër nga njëri tjetri.

Për këtë, zëdhënësi i komunës së Ferizajt Albion Sherifi, thotë se është në ndërgjegjjen e qytetarëve që t’i respektojnë masat.

 “Është papërgjegjësi nga ana e qytetarëve që nuk zbatojnë masat e tyre mbrojtëse, ko është së pari për shëndetin e tyre më pas edhe lehtësim për institucionet që po merren me menaxhim të situatës. Ne jemi në koordinim të ngushtë me policinë, por edhe insitutucionet  e tjera në mënyrë që të bëhet një kontroll i shtuar tek qytetarët”,tha Sherifi.

Kurse, në Policinë e këtij qyteti thonë se kanë shtuar kontrollet.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë hasur 3 persona që nuk kanë respektuar vendimin e institucioneve për lëvizje në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit dhe ndaj tyre do të merren masa. Kemi edhe rekomandim që të shtojmë njësitet patrulluese nëpër rrugët më të frekuentuara, qëllimi është që të parandalohen personat që nuk e respektojnë vendimin për lëvizje në orë të caktuara sipas letërnjoftimit”,tha Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.

Ferizaj tani regjistron 109 të prekur me Covid-19, duke prirë kështu në nivel vendi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending