Connect with us

Ferizaj

Vetëvendosje në Ferizaj reagon kundër kryetarit Aliu për shkelje të rregullave të IKSHPK-së

Published

on

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj sot ka reaguar kundër shkeljeve të rregullave të IKSHPK-së nga ana e udhëheqësve komunal të Ferizajt. Sipas këtij subjekti, kryetari i komunës do të duhej të ishte shembull i respektimit të rregullave për parandalimin e përhapjes së COVID -19, dhe jo i shkeljes së tyre. Në vazhdim po e publikojmë reagimin e plotë:

“ Qytetar të nderuar të Ferizajt, gjatë dy ditëve të fundit kemi parë se numri i të infektuarve sërish ka shënuar rritje, për vetëm dy ditë kemi 13 raste të reja me Covid – 19.
Masat e liruara s’do të thotë se nuk kemi masa fare, ndonëse e kemi parasysh se këtyre ditëve kemi parë shembuj të këqij, mosrespektim të masave nga ana edhe e udhëheqjes komunale.

Kemi parë se si Kryetari i Komunës pasi vetshpalli fitoren ndaj Covid – 19, filloi së bashku me drejtorët komunal, të bënte vizita pa masa mbrojtëse, dorëza e maskë.
Për më tepër të njejtin veprim po e bënë edhe ai që do të duhej të udhëheqte luftën kundër Covid- 19, drejtori i Shëndetësisë, Bekim Ademi.
Tipike për udhëheqës nga rradhët e PDK-së e NISMA-së, mosrespektues ndaj vendimeve të qeverisë, të papërgjegjshëm në detyrat që kanë, e jo serioz në mesazhet që përcjellin para popullit.

Nga ta edhe do të ishte e pritshme të bëjnë shkelje të tilla, por që të përfshihet në një gjë të tillë edhe drejtori i Spitalit të Përigjthshëm, z. Jeton Zeqiri është e patolerushme, madje ngjallë përveçse neveri edhe dyshim se si një person i tillë paska arritur të bëhet drejtor, kur paturpësisht nuk zbaton masat e IKSHPK -së e rrezikon punën e mrekullueshme që po bën personeli shëndetësor.
Ky individ me këtë veprim tregoj se ka mungesë të etikës profesionale, nëse jo edhe të mungesës së njohurive shëndetësore.
Nuk është në atë pozitë, për të zhvilluar fushatë, por për tu kujdesur për shëndetin tonë.

Teoria e Lladrovcit mund të vlejë vetëm brenda zyreve të PDK-së, jashtë saj, rendi, rregulli dhe ligji vlen për secilin, për çdo qytetar e sidomos për çdo zyrtar, i cili duhet të tregoj se si masat duhet të zbatohen që nga vetja.

Pra, këto masa vlejnë edhe për z. Agim Aliun, Lulzim Aliun, Bekim Ademin e Jeton Zeqirin.

Covid nuk ka mbaruar, e shkelje të tilla rrezikojnë shëndetin e gjithë qytetarëve!” – thuhet në reagimin e qendrës së LVV në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending